Ai thotë se e ka kuptuar drejt mesazhin e qytetarëve te Drenasit.
“Ky mesazh kërkon reflektimin tim të qartë dhe në pajtim me këtë, unë dhe PDK-ja do të angazhohemi bashkërisht, ashtu që fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e z. Lladrovci të jetë fitore e vizionit të përbashkët me qytetarët e Drenasit. Verdikti i tyre do të jetë baza mbi të cilën do të ndërtohet edhe platforma qeverisëse e z. Lladrovci. Dhe jo vetëm në Drenas, por anekënd Republikës së Kosovës, vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës do të ndërtohet bashkërisht me qytetarët dhe me votuesit tanë, duke i pasur në themelet e programit nevojat, kërkesat dhe aspiratat e tyre. Për Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa lidhja e pashkëputshme mes qytetarëve tanë dhe lidershipit partiak, andaj në ditët në vijim do të komunikojmë në mënyrë dinamike me qytetarët e Drenasit, për të fuqizuar edhe më shumë fitoren e ardhshme të z. Lladrovci dhe të Partisë Demokratike të Kosovës në raundin e dytë zgjedhor”, ka thënë Veseli.
Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci më 1 janar do të përballet në balotazh me Isa Xhemajlajn e Nismës për Kosovën.






















