Mësohet se projektligji për Trepçën është finalizuar nga zyra e kryeparlamentarit Veseli një ditë para se ky i fundit ta vizitojë gjigantin metalurgjik dhe të ndajë me minatorët lajmin se Trepça do të shndërrohet nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike.
Dy ditë pas konfirmimit të Veselit në Kryesi se ligji për Trepçën do të miratohet të premten, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar draftin final dhe e ka proceduar për miratim në Kuvend.























