Pa listën serbe, ratifikimi i demarkacionit është i pamundur. Rrjedhimisht, kjo ka bërë që dy liderët e koalicionit qeverisës të thirrin një takim urgjent para seancës së Kuvendit e cila pritet të fillojë në orën 11:30.
Liderët e koalicionit në këtë diskutim pritet të flasin rreth opsioneve që kanë përpara në këto momente. E më i llogjikshmi është shtyrja e kësaj pike të rendit të ditës për një ditë tjetër.
Megjithatë shtyrja e ratifikimit të demarkacionit do të kishte pasoja “fatale” sa i përket liberalizimit të vizave.
Në veçanti kur dihet se rregullorja për Kosovën do të dalë në votim në Komitetin e Parlamentit Evropian më 5 shtator dhe ku decidivisht thuhet se deri në atë ditë demarkacioni duhet të ratifikohet.






















