• Latest
  • Trending
  • All

Kadare: Kush spiunoi nuk duhet të fusë më hundët ne letërsi

25/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Kadare: Kush spiunoi nuk duhet të fusë më hundët ne letërsi

25/11/2015
in Kulture

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Ismail Kadare intervistë për programin “Studio e  Hapur” të Eni Vasilit

 “Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin”

 “Hapja e dosjeve një proces i vonuar “

 Eni Vasili: Zoti Kadare është botuar së fundmi një libër që përmban denoncimet dhe raportimet që shkrimtarët i kanë bërë njëri- tjetrit në kohën e diktaturës. Libri titullohet në fakt “Kadare i denoncuar”  edhe pse permban dokumenta per nje pjesë të  mirë të shkrimtarëve të kohës, pasi ju rezultoni shkrimtari më i denoncuar nga ish- kolegët. Së pari çfarë mendoni për këtë botim dhe si ndjeheni ndaj këtyre raportimeve që lexoni tani?

Ismail Kadare: Ky botim i Zotit  Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm.Unë kam vite dhe jo vetëm unë por  edhe të tjerë që kërkojmë  të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta. Çdo diktaturë  kur bie, në prag të rënies sidomos, ka një merak të madh, një hall të madh, të fshehë krimet. Ky është një obsesion, fiksim i saj, të fshehë krimet për të mos  lënë gjurmë. Edhe Hitleri që ishte arroganti më i madh në histori ishte shumë i kujdeshëm të mos linte gjurmë të shkruara në emrin e tij, për urdhra, për krime. Dhe atëherë, një demokraci kur vjen mendimi i saj i parë  duhet të jetë e kundërta, ti hapë sa më shpejt arkivat, të zbulojë krimet që kjo diktaturë kishte ankthin kryesor për ti fshehur. Kjo ka vonuar në Shqipëri për fat të keq. Mendimi është i njohur, të gjithë e thonë  dhe nuk bëhet pothuaj asgjë ende, ndaj ky libër mund të merret  si nismëtar i një procesi, është ende i paplotë, por aq sa është, sepse ka ende nje pjesë të madhe të pazbuluar,kjo  është i një rëndësie të klasit të parë .

Eni Vasili : Po çlidhje kanë dosjet me letërsinë ?A është  letërsia më e  rëndësishmja a është  ajo  treguese e një tiranie?

Ismail Kadare :Letërsia është gjithmonë e rëndësishme, por rëndësia e saj nuk varet nga regjimi, pesha e saj, niveli i saj i lartë ose i ulët nuk varet nga regjimi ku ajo krijohet. Kjo mund të duket e çuditshme, një paradoks ,por letërsia kështu është. Letersia është shpërfillëse ndaj tiranisë ose demokracisë, aq sa mund të jetë  por është shpërfillëse në thelbin e saj sepse në fund të fundit, 2 mijë vjeçari i letërsisë botërore në  shumicën e tij është krijuar në regjime tiranike dhe ne nuk do të kishim këtë plejadë gjenish në botë. Ky pra është fati i letërsisë , duket fat i keq po është fat i mirë i saj, ajo është shpërfillëse.

Eni Vasili :Si ka qenë letërsia shqipe në këtë kuptim ?

Ismail Kadare: Shpesh bëhet ky gjykim bardh e zi, realizëm socialist, komunizëm ska asnjë vlerë, ka vdekur. Nuk është e drejtë, nuk është kështu. Dhe ky libër në radhë të parë tregon një ankth, një pagjumësi të ndërsjellë mes regjimit dhe letërsisë. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Pra diktatura rrinte pa gjumë për shkak të një pjese të shkrimtarëve, dhe një pjesë e shkrimtarëve rrinin pa gjumë për shkak të diktaturës.

 

Eni Vasili: Për këtë situatë të shëmtuar raportimesh, denoncimesh të kolegëve, miqve me njëri-tjetrin, kush ishte katalizatori, ideologjia e regjimi apo zelli i këtyre shkrimtarëve?

Ismail Kadare: Mendoj se janë  të dyja bashke .Një pjesë është shteti me të gjithë mekanizmat e tij, ç’ka ky libër e tregon fare mirë  një pjesë të tyre, nga më të lartat, një pjesë e dokumentave po ta shikoni është  të njoftohet shoku Enver, përgjigjja u pa nga Shoku Enver, më shumë se gjysma janë parë nga Enver Hoxha vetë, pra nuk janë kaq të pafajshme si të thuash ishin ca organizma që i bënin, jo i bënte thelbi,kreu i regjimit komunist, kupola i drejtonte i bënte dhe i kërkonte, më në krye atë të famëkeqin Institutin e Marksizëm -Leninizmit që drejtohej nga gruaja e Enver Hoxhës. Disa shkrimtarë i bënin të rënë në grackë, të rekrutuar që në rini ose më vonë për detyrë, të tjerët, dhe  këtu është specifika e letërsisë  që mediokriteti bëhet aleat i çdo diktaturë në letërsi, për shkak të një arsyeje tepër banale, vulgare madje duket e padenjë ta përmendim midis nesh,per shkak të  smirës njerëzore. Tek arstistët jo vetëm tek shkrimtarët, tek muzikantët, piktorët, valltaret, këngëtaret, është shumë e zhvilluar smira për fat të keq  në shumë sfera të jetës. Dhe kështu që ekzistonin të dyja, ata që e kishin për detyrë dhe ata që ishin të zellshëm. Fatkeqësia e moshapjes së dosjeve është  se të zellshmit  që erdhën nga diktatura vazhdojnë të jenë të zellshëm për keq ende tani. Këta janë shumë të motivuar, e ndjejnë vetën se nuk po pësojnë asgjë, kanë një solidaritet të sëmurë me njeri tjetrin.

 

Eni Vasili: Në fakt a është normale që këta shkrimtarë që quheshin si  elita e  kombit të vijojnë të jetojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur ku realitet nuk ka egzistuar?

Ismail Kadare: E para njëherë këta nuk janë elitë e kombit .

Eni Vasili: Quheshin të tillë.

Ismail Kadare: Po quheshin, ju dukej se ishin .Nuk është normale. Letërsia ka një moral të sajin, që ka një vijë të kuqe që nuk kapërcehet. Shkrimtarit i falen veprat e dobëta, veprat edhe të papërgjegjshme, ka qenë i ngushtë në atë kohë, aq kuptonte, aq dinte, por nuk i falet akti çnjerëzor i denoncimit, me fjalë vulgare i spiunimit. Këtu nuk ka më asnjë justfikim, nuk ka. Prandaj të tillë shkrimtarësh  dhe për fat nuk janë të shumtë, se ndonjëherë kujtohet se gjynah po na venë dëm shkrimtarët, po tu dalin emrat. Jo, të jeni të sigurtë shkrimtarët denoncues, spiunë, janë pjesa e më e rëndomtë, mediokër. Rrallë ,nuk gjen kush shkrimtarë të vërtetë, të shquar, serioz, me peshë që të bëjnë kështu poshtërsish. Është një teori komuniste e shpikur nga Lenini i cili i urrente shkrimarët  e shquar veçanërisht, pavarësisht aureolës që ka ai në të majtën botërore sot, shquhej për urrejten ndaj shkrimtarëve, doktrina ishte kjo që shkrimtarët e shquar janë njerëz të liq.  Kjo i vinte me shumë leverdi regjimit në Shqipëri dhe u përhap shumë, në mënyrë që të përballohej fama, njohja e shkrimtarëve më të mirë, se ata janë gjithmonë rreziku. Karakteristike e letërsisë është që historia e saj është historia e majave, nuk ka asnjë sferë tjetër në shoqëri ku historinë ta bëjnë pjesët me positive më të larta të një fenomeni, përvec letërsisë dhe arteve. Letërsia vetëm më majat e saj i ushqen të gjithë.

 

Eni Vasili: Në fakt ky libër pavarësisht se mban emrin tuaj, flet për denoncimet e të gjithë shkrimtarëve?

Ismail Kadare: Po pavarësisht se ka emrin tim, është për të gjithë, aty ka qindra emra.

Eni Vasili: Por ju jeni ndër më të denoncuarit?

Ismail Kadare: Po jam.

Eni Vasili: Ju si ndjeheni për këtë fakt?

Ismail Kadare: Unë e dija. Çdo shkrimtar jo vetëm ai që përgjohet e ndjen, e di, e kupton.Intuita e tij ia jep këtë sinjal që ti përgjohesh. Është normale, nuk është ndonjë tmerr  i madh siç e bëjnë. Ti mësohesh me këtë gjë, ti vaksinohesh. Kur më tha në një rast një shkrimtar i ri, Bashkim Shehu, biri i kryeministrit të kohës, ishte djalë shumë i mirë, dhe e ndjeu për detyrë të më thoshte në `80, që Ismail ki një çikë kujdes se im atë dhe jo vetëm ai, kanë një mendim se ti mund te jesh dhe pak si agjent i borgjezisë. Ishte një akuzë shumë e madhe. Mirëpo kjo akuzë  e kam thënë edhe herë tjetër më bëri mirë nga njëra anë, se pasi  kaluan javët e para, pasi sigurisht  më paralizoi në një farë mënyre,   por ama thashë: mirë unë po jetokam dhe me këtë akuzë kaq të madhe se ishin dhe të tjerat, jo ka ndikime dekadente,  jo modernizmat, dhe ta thotë djali i kryeministrit. Ishte  guximi I tij që e ka deklaruar hapur këtë gjë më vonë.

Eni Vasili: Cfarë mendoni për këto emra që kanë dalë si  kolegë të denoncuar?Çafrë duhet të bëjën sot ata?

Ismail Kadare: Pyetje shumë e mirë, këta duhet të tërhiqen. Në gjithë këtë diskurs nuk është punë revanshi por këta duhet të tërhiqeshin prej kohësh, të mos guxojnë më të fusin hundët në letërsi më thënë të drejtën. Kur ke futur shokët në burg, nuk ke të drejtë më të fusesh hundët në letërsi, do tërhiqesh. Jo, këta na dalin ,bëjnë letra të hapura, dalin në shtyp me deklarata dhe janë po aq të liq sa më parë. Dhe është e çuditshme sepse kanë një solidaritet të sëmurë me njëri –tjetrin, mbrojnë njëri-tjetrin. Ish shefat e tyre i dërgojnë sinjale herë pas herë : shiko se po flet kështu , por ti di unë tre letra, pesë denoncime. Kjo është moshapja e arkivave. Këta duhet të menjanoheshin dhe nuk humbet asgjë letërsia shqipe. Pra mos po na humbin, po na shkojnë dëm ca gjenira , jo jo të eni të sigurtë nuk ka as gjeni as talente, asgjë, janë një pjesë e parëndësishme. Këta vetëm ngatërrojnë punë dhe asgjë tjetër. Vetëm krijojnë një ligështim moral  të përgjithshëm . Këta duhet të tërhiqen vetë.

 

Eni Vasili: Nuk e di sa e keni ndjekur debatin rreth ligjit të ri të dosjeve, ka patur një përpjekje të re që është miratuar. Cfarë mendoni për këtë ligj a është ezaurues ai sipas jush?

A do të happen ndonjëherë realisht këto dosje?

Ismail Kadare: Nuk e njoh mirë ligjin. Di që ka një diskutim, pak të çuditshëm të njerëzve që thonë nuk  hapen dosjet dot se janë të prishura, të zbuluara, të demaskuara, e të tjera, e te tjera. Kjo mund të jetë e vërtetë por hapja gjithmonë ka diçka positive të jashtëzakonshme,dhe kjo është një mënyrë për të krijuar psikozën që të mos hapen.Pastaj të tjerët ata që bërtasin më shumë për hapjen e dosjeve thuhet  i kanë vetë dosjet. Këto janë marrëzira, po mirë shumë bukur kur të dalin, të dalin të gjithë, ndaj hapja e dosjeve është një process i ndërgjegjes. Letërsia  lidhet me ndërgjegjen njerëzore, me zbulimin e  vrasjes së saj e brerjes së ndërgjegjës. Pokjo është akt numër 1 që duhet bërë për një regjim. Ne jemi vonë, sido që të jetë kjo ka vetëm gjë positive, nuk ka asgjë negative.

Eni Vasili: Përpjekje ka pasur që nga komisoni Bezhani në këto 25 vjet. Mendoni se kjo është përpjekja e duhur tani?

Ismail Kadare: Kane qënë kinse përpjekje një pjesë. Këtë që përmendët ju unë e kam parë me habi disa herë dhe  atë librin e Bezhanit. Sa serioze është nuk di të them se nuk jam specialist që të kuptoj seriozitetin e veprimeve qeveritare. Por ky është një process.

 

Eni Vasili: Po ka në këtë ligj psh kufizime, kjo periudhë po ajo jo,kjo kategori po kjo kategori jo?

Ismail Kadare: Sikurse në drejtësi, kushtetuta jonë ka për fat të keq me sa duket ka  shumë të meta,  dhe është nga ato të famshmet përjashtime, një përjashtim mund të jetë kriminal disa herë. Atje ku thuhet “ me  përjashtim të“ , atje fshihet krimi. P.sh kam dëgjuar se ky ligj do jetë  përjashtues për të huajt. Është gabim. Në letërsi dhe arte denonciatorët e huaj, janë po aq zuzar sa denonciatorët shqiptarë. Nuk e mbron asgjë  atë pse është gjerman ose italian,  ose francez, ata kanë qenë  spiunë të diktaturës shqiptare, një pjesë e tyre. Nuk dua të hedh dyshime se një pjesë kanë qenë të ndërshëm kanë punuar për njohje. Por një pjesë jo, dhe duhet të hapen dhe raportimet e tyre, se kanë qenë jashtëzakonisht të rrezikshme, sidomos për botën e huaj.

Eni Vasili: Si e shpjegoni këtë përjashtim?

Ismail Kadare:  Mendoj se   përjashtimi fsheh  se më kë  kishin lidhje këta të huaj, edhe ata që hiqen sikur nuk kanë qenë, ata nëpërmjet tyre bënin denoncimet. Është shumë dinake e gjithë kjo, shumë e hidhur , shumë e trishtueshme. Unë që po flas tani me ju kam në qënien time një trishtim që po merrem me këtë bisedë. Dua të them vetëm një gjë, është shumë e rëndësihsme hapja e arkivave. Kjo lidhet me problemin numër një të kombit shqiptar.

Eni Vasili: Cili është problemi numër një ?

Ismail Kadare :Ne nganjënjehrë ngatërrohemi dhe mendimi  shqipar nuk është aq i zhvilluar saqë të dalë nga gjendjet e vështira dhe të mbetet i qartë , problemi global i historisë shqiptarë është ky i pëmbledur sot në vitin 2015 , 600 vjet nga fillimi i  konfliktit me otomanët , ku fillon historia moderne e Shqipërisë. Thelbi është një dramë me disa akte. Akti I parë fatal është shkëputja nga Europa. Akti I dytë është një pauzë lirie në kohën e mbretërimit të Zogut që pas pesë shekujsh Shqipëria u duk se po afrohej me Europën. Akti I tretë fatkeq është  gjysëm shekulli komunist që u ripërtërit shkëputja nga Europa përsëri. Komunizmi e urrente Europën po aq sa otomanët, nuk kishte asnjë ndryshim, ndoshta një çikë më tepër. Akti  katërt ose i fundit është ky që jetojmë tani, që e kemi ne në dorë që Shqipëria po rikthehet. Pra është një dramë që ka një fillim dhe një fund, krejt logjik në makabritetin e tij. Dhe kjo hapje është e detyrueshme, ndaj thuhet shpesh në këshillat europiane  reformoni drejtësinë, bëni këtë apo atë , kjo lidhet me drejtësinë, me moralin e një vendi, me moralin historik, me moralin  e sotëm , me gjithshka. Pa këtë ne nuk ecim dot. Dua ta përgëzoj edhe njëherë Zotërinë dhe këtë libër  i cili duhet të jetë model tani , të ndiqet nga të tjerë  se ka shumë, shumë të tjera gjëra pa u zbuluar.

Eni Vasili: Në këtë dramën e kombit shqiptar që ju thoni në 600 vjet  të distancës me Europën, cili ka qenë roli i letërsisë?

Ismail Kadare: Pikërisht këtu është një nga të vërtetat e mëdha të letërsisë shqiptare që për fat të keq nuk vihet në dukje. Ndërsa shteti shqiptar, kombi shqiptar, populli shqiptar, shoqëria shqiptare u shkëputën vërtet nga Europa, letërsia është ndër të rrallat që mbajti lidhjet me të. Në Ballkan është vështirë të gjesh një tjetër letërsi që të ketë kaq lidhje  dhe kaq kujtime të latinicitetit europian siç ka letërsia shqipe. Ne kemi një plejadë shkrimtarësh më në krye Pjetër Budin, Pjetër Bogdanin e të tjerë të cilët konsideroheshin në kohën e tyre kur botonin libra jashtë me tepër sepse ne Shqipëri ndalohej botimi,  që ishin të nivelit europian në kuptimin e vërtetë të fjalës së nivelit europian dhe kjo nuk vihet ne dukje për fat të keq. Si të thuash psikoza otomane dhe psikoza komuniste sundojnë ende në këtë mendim kundër Europës.Pse e them unë këtë? Letërsia greke duhet ta kishte këtë më shumë se ne, por ajo e realizoi ndryshe nëpërmjet antikitetit grek, ajo u thith prej Romës, por direkt me Romën ajo kishte lidhje me Bizantin më tepër nuk kishtë më pas u prenë. Vendet e tjera sllave në Ballkan e kishin shumë të dobët lidhjen  me Europën, hiq lidhjet e mëvonshme të kroatëve dhe sllovenëve. Prandaj letërsia shqipe në këtë kohë kaq të vështirë ka një plejadë po e përsërish shkrimtarësh madhështorë që nuk po studiojmë ende sot  kaq mirë. Në periudhën e komunizmit është përsëritur e njëjta gjë, në periudhën më të zezë të komunizmit për çudi letërisa jonë ripërtëriti lidhjet me Europën. As kjo nuk po studiohet. Ky libër  e nxjerr nëpërmjet spiunimeve diçka këtë që thoshin ju lejohet shkrimtarëve ndonjë udhëtim  në Europë, por lidhjet me Europën i ripërtëriti letërsia shqipe. Nuk kishte botime, rrallë gjendeshin  këto vende që shkrimtarët botonin në perëndim, siç ndodhi tek ne në vitet 70, që për një habi, një paradoks, një përjashtim që thuhet papritur filloi të bëhej e njohur. Dhë në këtë rast është ajo idea se se  letërsia ndahet nga historia e një kombi dhe këtu kemi dy shembuj konkret dhe është në nderin e letërsisë shqipe që në klubin europian arriti të futet mu midis  komunzimit.

Eni Vasili: Zoti Kadare Ju faleminderit për intervistën

Ismal Kadare : Ju lutem

Previous Post

Studentët, ideatorë të fushatës kundër dhunës ndaj gruas

Next Post

Buxheti i 2016-ës për kulturën: Fokus, dixhitalizimi i pasurive kombëtare

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Buxheti i 2016-ës për kulturën: Fokus, dixhitalizimi i pasurive kombëtare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.