“ Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë vetëm disa lëndime në fytyrë që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Fillimisht, rasti është duke u hetuar si ‘vdekje e dyshimtë’.























