Ky udhëtim mund të jetë i fundit i Carter në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, pasi administrata e re amerikane e fillon punën në janar.
Peter Cook, sekretari për media i Carter, iu ka thënë gazetarëve se sekretari dëshiron të diskutojë “rritjen e aftësive” të forcave të sigurisë afgane dhe “përpjekjet e vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve luftarake afgane, përfshirë edhe aviacionin”.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 10 mijë trupa në Afganistan me mision që të përkrahin dhe trajnojnë forcat e Afganistanit. Mbi 2200 trupa amerikane janë vrarë në Afganistan prej okupimit të vitit 2001 që u bë me qëllim largimin e talibanëve nga pushteti.






















