Pas sulmit, Mateen u vra nga Policia, kurse ngjarja ndodhi më 12 qershor të këtij viti. Një thirrje e bërë pas mesnate nga njëri prej viktimave është publikuar sot. Aty ai dëgjohet duke u thënë operatorëve se sa i frikësuar ishte për jetën e tij.
I pyetur se ku ishte lokacioni dhe nëse ishte në vend të sigurt, viktima bërtiste “ Jo, ai do të na vras të gjithëve.
Ne jemi në Pulse, dëgjohen të shtëna, vrasje masive. Ai gjendet në klub. Ka shumë të vdekur brenda. Nxitoni ju lutem”, janë fjalët e viktimës ndaj policisë.























