Marrëveshja bazuar tek paketa McAllister është ende enigmatike dhe pritet të sqarohet në orët e ardhshme. E sigurt është shtyrja e zgjedhjeve përtej 18 qershorit, por gjithashtu duket se të dyja palët ishin aq të kënaqura në fund që gjithçka përfundoi me futjen e opozitës në zgjedhje, saqë Edi Rama deklaroi se ishte “100 përqind dakord” me Lulzim Bashën.
Por, skepticizmi i lartë i këtyre tre muajve bëri që Lulzim Basha të ishte i përmbajtur në çadër pas takimit.























