Guxholli ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog.
Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i kanë shprehur ngushëllimet familjes Goxhuli si dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit.
Kapiten Sahit Goxhuli u lind më 24.02.1977 në fshatin Makerrmal, komuna Skënderaj. Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës. Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës.
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj. Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç.























