Përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë ngritur zërin e tyre, përsa i përket prishjes së Teatrit Kombëtar, duke u shprehur kundra shembjes së tij dhe duke e quajtur klimën e krijuar në vend, klimë konflikti me pasoja të rënda për vendin.
Sipas anëtarëve të KKD-së, politika në vend po gjeneron kriza që dëmtojnë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit.
Deklarata e plotë
Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD), si institucion qё ka pёr detyrё tё pёrfaqёsojё interesat e
diasporёs dhe tё jetё njё urё lidhёse me institucionet e vendlindjes, ёshtё duke ndjekur me kujdes
zhvillimet e fundit nё Shqipёri. KKD konsideron se respektimi i tё drejtave tё shtetasve shqiptarё
dhe i parimeve tё demokracisё ёshtё njё pёrgjegjёsi thelbesore pёr shtetin shqiptar nё rrugёn drejt
antarёsimit nё Unionin Evropian.
KKD ka ndjekur me shqetёsim tё veҫantё situatёn e krijuar nga shёmbja e godinёs sё Teatrit
Kombёtar. Mёnyra dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me
arrogancёn kundёr atyre me medim ndryshe, n’a shqetёson pasi vihet seriozisht ne diskutim e
ardhmja e Shqipёrise si njё shtet demokratik. Ḗshtё e pakuptueshme se si nё ҫastet e rёnda tё
pandemisё, nje nga prioritetet e qeverisё ishte prishja e Teatrit Kombёtar. Shoqёria shqiptare nё
kёtё periudhe te paprecedent ka nevojё pёr qetёsi dhe unitet dhe jo veprime tё nxituara dhe
konflikte te panevojsheme. Pёr mё shumё, dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve
diten e shëmbjes sё Teatrit Kombёtar duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik.
KKD, edhe pse i miratuar nga qeveria e Shqipёrisё, ёshtё institucion i pavarur. Shumё prej nesh
ndodhen larg atdheut jo vetёm si pasojё e zgjedhjes individuale, por edhe e trajtimeve
megallomane dhe shpesh hakmarrёse te qeverive tё ndryshme. Dhe kjo per vendin tone ka qene
me kosto te larte, sidomos intelektuale. Ne dёnojmё pa asnjё reservё veprimet e qeverisё pёr
shёmbjen e Teatrit Kombetar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen
e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnё dialogun dhe
jo arrogancёn e treguar deri tani. Bёjmё thirrje tё ndalet menjëherё ndjekja penale kundёr
personave tё arrestuar e dhunuar nё protestёn e datёs 17 Maj, ndjekje penale ndoshta duhet
rezervuar pёr ata qё urdhёruan shёmbjen dhe ushtruan dhunёn.
KKD e konsideron thelbёsore transparencёn dhe respektin e ligjit nё procesin e vendimmarrjёve
tё qeverisё dhe distancohet nga veprimet e nxituara dhe qe karakterizohen nga mungesa e dialogut
dhe mosrespektimi i institucioneve tё drejtёsisё. Kerkojme nga ekzekutivi qё e drejta e popullit
pёr protesta tё respektohet dhe qё forcat e rendit tё veprojnё vetem konform ligjit.
Ngjarje tё tilla me karakter tё rrezikshёm pёr demokracinё e vendit e bёjnё edhe mё urgjente
marrjen e mendimit tё diasporёs nё qeverisjen e vendit. E drejta e votёs sё shtetasve shqiptarё nё
diasporё ёshtё njё e drejtё e garantuar me kushtetutё por qё vazhdon tё mohohet. KKD e
konsideron jetike pёr demokracinё nё Shqipёri qё kjo e drejtё thelbёsore t’iu mundёsohet shtetasve
shqiptarё nё diasporё dhe i kёrkon shtetit shqiptar dhe gjithё partive politike tё ndёrmarrin tё gjitha
veprimet e duhura dhe tё parashikuara me ligj qё diasporёs t’i garantohet pjesёmarrja nё zgjedhjet
e planifikuara pёr vitin 2021. Ḗshtё detyrё e parlamentit t’i sigurojё diasporёs tё drejtёn
kushtetuese pёr tё votuar ose diaspora do tё ri-konsiderojё mardhёnjet e saj me qeverine e vendin
amё.




















