Jeni Myftari
Justin Elliott ka lindur në Londër. Ai ka kryer studimet për histori në Universitetin e Bradfordit dhe ka mbrojtur temën mbi ”Kufinjtë e Shqipërisë.
Ka kryer shkëlqyeshëm Masterin në SSEES-UCL ku ka punuar temën ”Roli i Xhandarmërisë së Holandës në ndihmë të Mbretërisë së Shqipërisë”.
Momentalisht po punon për studimet Phd. Këtë herë Elliott është fokusuar në studimin e “Roli i Institucioneve në Kosovë 1950-1990”. Për këtë punim Elliott po punon dhe jeton në Kosovë. I pyetur mbi kohën e tij në Prishtinë ai pohon se kjo periudhë e ka ndihmuar atë të perfeksionojë gjuhën shqipe dhe të njohet më gjerësisht me traditën dhe kulturën shqiptare. Aktualisht, përvec studimeve të doktoraturës po merret edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë angleze. Ai ka përkthyer një libër mbi malësinë e Kelmendit dhe po merret me përkthime të ndryshme nga folklori shqiptar.
Justin Elliott, është një zë britanik në përkrahje të çështjes së Kosovës. Edhe pse mjaft i ri, gjatë demostratave të 1991-1999 të mbajtura në Londër në mbrojtje të çështjes shqiptare, Justin Elliott është rreshtuar përkrah Noel Malcol, Ken Livinstone, Vanesa Redgrave etc, duke ngritur zërin e mbajtur fjalime të shumta në mbrojtje të të drejtave të mohuara të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Përveçse njohës i mirë i gjuhës dhe çështjes shqiptare, Elliott nuk ka mënuar t’i ofrojë komunitetit shqiptar në Britani ndihmën e tij. Ai ka qenë pjesë e Trusstee-së së The Centre for Albanian Studies, Kryetar i Bordit të organizatës humanitare Kosova Aid dhe ka dhënë një kontribut të paçmuar për shkollën shqipe “Drenica” të kryesuar nga Abedin Bajraktari.
Gazeta “The Albanian” në emër të të gjithë lexuesve të saj, përfiton nga rasti për t’i uruar z.Justin Elliott martesën me znj.Anne Goldgar, më 24 Qershor 2014. Edhe në ditën e tij të dasmës, Elliott nuk harroi të prezantonte para të pranishmëve elementin shqiptar. Kënga e vallja shqiptare mbuluan ambjentet e Pembroke Lodge, Richmond Park, ku Elliott dhe Goldgar celebruan martesën e tyre.















