Juristët kanë vlerësuar të mërkurën se Presidentja Atifete Jahjaga mund të gjendet në “shkelje të kushtetutës” në rast se ajo dy herë radhazi nuk arrin të caktojë një mandatar që do të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend për ta formuar Qeverinë, shkruan “Koha Ditore”.
Por, në Kabinetin e kreut të shtetit kanë thënë se veprimet do të jenë konform udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Profesori Riza Smaka ka thënë se Presidentja duhet të tregohet e kujdesshme, në rast se mandatari i parë dështon ta bëjë qeverinë.
Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka pohuar se ky interpretim i gjykatës duhet parë nga Presidentja si obligim për të ndërmarrë veprime që gjithsesi do të shmangnin zgjedhjet. Sipas tij, Jahjaga është e detyruar që të garantojë që personi që e propozon në procedurën e dytë të jetë një formator që ka një mbështetje të mjaftueshme parlamentare për të formuar Qeverinë në Kuvend.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














