• Latest
  • Trending
  • All

Julien Amery – Armiku i përbetuar i komunizmit në Shqipëri

06/08/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Julien Amery – Armiku i përbetuar i komunizmit në Shqipëri

06/08/2020
in Aktualitet

Daut Dauti

Në një mbrëmje dimri, trokitjeve të mia në derën e një shtëpie të lagjës së kamur Belgravia të Londrës, iu përgjegjë një zonjë që dukej të ishte diku rreth 30 vjeçare. Kishte trup të gjatë dhe të hollë. Fytyra dhe dy sytë e saj të vegjël dhe shkëlques që qëndronin pas syzave ‘John Lennon style’ ofronin mirëseardhje. ‘Baba është duke iu pritur’ – tha me buzëqeshje. Ishte e pabesueshme se sa shumë kjo zonjë përngjante në aktoren e cila luan rolin e gruas së Rocky Balboas në filmin po me këtë emër ku rolin e tij (bokserit) e luan Silvester Stallone. Kjo ishte vajza e Lord Amery-it apo Julian Amery-it, siç njihet më shumë te shqiptarët ky personalitet i rëndësishëm.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shtëpitë e aristokratëve britanikë ruajnë një sharm të veçantë të tradicionales, por në shumicën e ratseve, janë të zymta. Orenditë klasike, përfshirë tepihët dhe perdet, nuk e lejojnë elementin e modernizimit. Anglezët kur presin mysafirë, sidomos nëse ata janë gazetarë, tregojnë kujdes të madh. Vishen bukur dhe kravata është pjesë e domosdodhme e kompletit të rrobave. Për habinë time, Lord Amery nuk ishte i veshur në këtë mënyrë të zakonshme. Mbi pixhama ngjyrë të gjelbër kishte një gunë të gjatë që përdoret në shtëpi gjat ditës dhe natës.

Lordi i dha zor të ngritej apo pretendoi, siç mendova unë, por nuk mundi. Tentativa e tij përfundoi me një levizje të lehtë nga vendi. Disa herë kishim biseduar për intervistë dhe më në fund i erdhi radha edhe kësaj pune. Personaliteti i politikës kolonialiste, intervencioniste dhe imperialiste britanike, siç do ta quanin disa, dhe legjenda e ideimit dhe ekzekturimit të operacioneve sekrete, gjendej para meje. E nxorra diktafonin dhe e vendosa mbi tavolinë, afër shishes me whiskey nga e cila Lordi kishte konsumuar së paku një gotë. (Më vonë i ndihmova edhe unë me një apo dy gota). Filloi shpalosja e rëndësishme e historisë ku ai kishte marrë pjesë. Më vonë nxorra edhe fotoaparatin të cilin e kisha mbushur me film më të mirin (Kodak 400) që të mos dështoja dhe njëra nga pozat është kjo që po e shihni në këtë postim.

Lord Amery nuk ndjehej mirë me shëndet. Në sytë e tij shihej një lodhje e përzier me një mërzitje të madhe. Ishte diku rreth 74 vjeçar, por jeta, me dinamikën e saj të stërngjeshur, e kishte mundur. Në realitet, në fund të bisedës e kuptova se ai më kishte nderuar me intervistë përkundër faktit që ishte i sëmurë dhe përkundër asaj që ia pashë për të madhe veshjen. Ndoshta këtë e kishte bërë edhe për veten e tij që t’i thoshte disa gjëra para se të largohej nga kjo botë. Nuk u takuam më dhe pas një viti (shtator 1996), Lord Amery, ndërroi jetë.

Familja Amery ka qenë e njohur dhe me traditë politike. Babai i Julian Amery-it, Leo, ka ushtruar disa funksione shtetërore dhe ka qenë ndër shokët më të afërt të Churchill-it. Duke e vazhduar traditën aristokrate, Julian është edukuar në shkollat eliatre britanike – Eaton College dhe Oxford University. Julian, si student ishte bërë i njohur për publikun britanik për shkak të lidhjes së tij të dashurisë me shkrimtaren Barbara Pym, e cila ishte dukshëm më e vjetër se ai.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore familja Amery është ballfaquar me një problem serioz. Vëllau i Julian-it, John-i, ka qenë fashist, i cili shkoi në Gjermani për t’iu bashkuar aparatit shtetëror të Hitlerit ku ushtroi propagandë kundër Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve. Më vonë, i ndihmoi Musolinit derisa në fund të luftës u kap nga forcat britanike, u soll në Londër dhe u dënua me vdekje (varje) për tradhëti. Kjo gjë ka qenë një njollë jo e lehtë për familjen Amery.

Megjithatë, Britania e Madhe është vend demokratik ky përgjegjësia është personale dhe nuk i kalon këta kufij. Pra, kjo gjë nuk e ka penguar familjen Amery, veqanërisht Julian-in që ai pas luftës të ushtroj funksione të larta shtetërore. Por, Julian Amery gjatë luftës ka treguar patriotizëm dhe heroizëm. Përpos veprimeve tjera, ai në histori ka hyrë për rolin e tij që luajti në Shqipëri dhe më vonë për Shqipërinë. Në vitin 1943 Julian Amery, David Smiley dhe Billy McLean u dërguan në Shqipëri si oficer ndërlidhes me gruper që luftonin okupatorin. Për shkak të detyrës së tyre të përbashkët, afrisë dhe përcaktimit të angazhimit në Shqipëri, këta u quajtën ‘Tre Musketarët’. Së pari shkuan te partizanët e Enver Hoxhës dhe më vonë te forcat nacionaliste, të cilat i preferuan më shumë se ato komuniste. Në vitin 1944 Londra vendosi që t’i përkrahte më shumë forcat partizane të Enver Hoxhës sikur edhe ato të Titos në Jugosllavi dhe ‘Tre Musketarët’ u tërhoqën nga Shqipëria. Ky vendim i Londrës, gjegjësisht i Churchill-it, që mundësoi fitoren e komunistëve në Shqipëri dhe Jugosllavi, ka shkaktuar një debat që vazhdon edhe sot. Kjo ka krijuar bazë për përhapjen e një teorie konsiprative që thotë se në komandën britanike në Kairo, më vonë në Bari, kanë ekzistuar disa oficerë komunistë që kanë ndikuar në këtë vendim që solli fitoren e komunistëve në Shqipëri dhe Jugosllavi. Por, kjo nuk është e vërtetë. Churchill vendosi t’i përrahte partizanët e Shqipërisë dhe Jugosllavisë për arsye se këto forca ishin më aktive në luftë kundër okupatorit italian dhe gjerman.

Në vitin 1948 ‘Tre Musketarët’ u aktivizuan sërish. Tani kishte filluar Lufta e Ftoftë dhe gjërat po ndryshonin. Shqipëria komuniste po bëhej bazë ushtarake ruse kur në të njejtën kohë Jugosllavia po largohjej nga ndikimi rus. Greqia ishte në gjendje kaosi. Në përgjigje të situatës, në instanca të larta, britanikët dhe amerikanë kishin hartuar një plan: Shqipëria të nxirrej nga sfera komuniste sovjetike. Me kët gjë, nëse do të ndodhte, do të stabilizohej Greqia dhe do të krijohej një vijë e plotë anti-ruse që do të krijionte siguri për Evropën Perëndimore.

Prandaj, një ditë shërbimi sekret britanik (MI6) e kontaktoi Julian Amery-in për ta pyetur nëse do ta pranonte një detyrë që do t’i printe zbatimit politik të këtij plani. Pa e ditur Amery, ky shërbim i kishte kontaktuar edhe ‘Dy Musketarët’ tjerë. Që të tre, misionin në Shqipëri e konsideronin edhe si punë personale pasi që ishin të mllefosur që miqtë e tyre nacionalistë kishin humbur luftën dhe tashti kishte ardhur rasti që kjo padrejtësi të korrigjohej. Prandaj, e pranuan detyrën e re me kënaqësi të madhe.

Julian Amery udhëtoi në Romë për të kryer një ‘Mission Impossible’: për të krijuar koncenzusin politik në mes shqiptarëve. Por, ia doli. Atje e takoi Vasil Andonin por mungonin dy figura tjera prominente: Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi. Abaz Kupi gjendej i ngujuar në Greqi dhe ky shtet nuk e lëshonte të dilte jashtë. Por, me ndihmën e MI6, Abaz Kupi u soll në Romë e madje udhëtoi me aeroplan nga Athina. Kur edhe Mit’hat Frashsëri erdhi nga Stambolli, Amery e takoi edhe Ahmet Zogun dhe ua zbuloi planin i cili përafërsisht thoshte: një forcë e diversantëve shqiptarë do të dërgohej në Shqipëri e cila do ta zgjeronte aktivitetin për ta rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti dhe përmbysur komunizmin në Shqipëri; pastaj, do të organizoheshin zgjedhjet e lira dhe do të vendosej demokracia; Shqipëria do të hyntë në sferën e Perëndimit dhe do ta kishte ndihmën e plotë ekonomike dhe politike të Perandorisë Britanike dhe superfuqisë tjetër, Amerikës. Përkundër ndasive dhe hezitimeve, këto personalitete shqiptare nuk mund ta refuzonin këtë plan që dukej ideal. Shumë shpejt filloi organizimi dhe u lajmëruan rekrutë vullnetarë më shumë se që duheshin. Në Maltë, David Smiey filloi stërvitjen e tyre.

Plani kërkonte përkrahjen e Jugosllavisë dhe Greqisë. Washingtoni dhe Londra urdhëruan ambasadorët e tyre që ta takonin Titon dhe ta merrnin përkrahjen e tij. Pasi që Tito ishte larguar nga ndikimi sovjetik dhe ishte afruar me Perëndimin, mendohej se ai do ta përkrahte planin anglo-amerikan të intervenimit në Shqipëri. Por, nuk doli ashtu. Tito, duke qenë strateg, e kishte diktuar që ky plan ishte i rrezikshëm edhe për të. Sipas këtij plani, Shqipëria do të largohej nga komunizmi, do të demokratizohej, do të zhvillohej ekonomikisht dhe do të hynte nën kujdesin anglo-amerikan. Prandaj, Tito, i këshilluar edhe nga Kardeli, e refuzoi kategorikisht planin dhe nuk pranoi të ndihmonte në asnjë segment. Tek e fundit, pse ta ndihmonte Tito një plan të huaj kur ai e kishte planin e vet me të cilin vazhdimisht e mbante Shqipërinë nën ndikim dhe nën presion.

Julian Amery shkoi në Greqi për të siguruar ndihmën e këtij shteti që diversantët të ndihmoheshin në rast se tërhiqeshin nga Shqipëria në territor të këtij shteti. Edhe kjo ishte punë e vështirë, por ia doli që ta merrte premtimin nga ushtria dhe policia greke. Dhe, kështu filloi zbatimi i planit, i cili dihet se si dhe pse përfundoi me debakël kurse Shqipëria mbeti nën mëshirën e komunizmit të egër.

Sidoqoftë, Julian Amery e mbante në mend një moment interesant që kishte ndodhur në shtëpinë e tij kur në Londër i kishte sjellur anëtarët e Komitetit Shqiptar që ishte angazhuar në këtë plan. Pas drekës kishin dalur për sheti në oborr. Abaz Kupi kishte parë një gjarpër në kopsht pas të cilit kishte vrapuar dhe e kishte kapur. Si fshatar që ishte, nuk frigohej nga gjarpëri. Por, me gjarpër e ndiqte nëpër oborr Mit’hat Frashërin, i cili si tip urban, ikte nga frika. Amery, me humor thoshte:’Abazi dëshironte ta provonte nëse gjarpëri ishte helmues’.

Megjithatë, Julian Amery e ka mbajtur vehten për mik të shqiptarëve. Por, ekzistojnë fakte që vërtetojnë se në një drekë në ambasadën e Jugosllavisë në Londër, kur është folur për Shqipërinë, Amery ka sygjeruar se ndarja e këtij vendi me Jugosllavinë dhe Greqinë mund të ishte zgjidhje e mirë. Tashti, kjo është një thënie ndoshta e pakujdesshme por shumë problematike për dikend që i thot vehtes mik i Shqipërisë. Por, duhet patur parasyshë që te politikanët britanikë ka ekzistuar një dashuri e madhe për Jugosllavinë, sidomos për atë të Titos. Kështu ka qenë deri më 1997 kur Tony Blair e ndërroi kahjen.

Foto 1. Julian Amery, viti 1995

Foto 2. Anëtarë të Komitetit Shqiptar, viti 1949 në Londër. Nga e djathta: Julien Amery, Zef Pali, Seit Kryeziu, Mit’hat Frashëri, Rrustem Kupi, Nuçi Kota, Abaz Kupi dhe majori Peter Kemp. Ulur është zonja Kemp.

Previous Post

Pamje tmerruese, momenti kur nusja e veshur me fustanin e nusërisë përjeton ‘live’ shpërthimin

Next Post

Nga nesër mbyllet edhe Kapshtica, Greqia shton masat

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Nga nesër mbyllet edhe Kapshtica, Greqia shton masat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.