Sport Ekspres” ka zbuluar dje ndihmësin e ri të trajnerit Mirel Josa. Ai quhet Arben Asllani dhe është zyrtarizuar nga trajneri Mirel Josa. Trajneri i ri që vjen nga Kosova është pjesë e stafit të Skënderbeut. “E zyrtarizoj unë në këtë momente. Arben Asllani është ndihmësi im”, – ka thënë dje trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, i cili ka edhe një ndihmës tjerë. Asllani ka qenë aktiv dje në stërvitje, duke treguar qartë që do të jetë krahu i djathtë i Josës. Kështu, drejtuesit korçarë po bëjnë përforcime edhe në stafin teknik, pasi me kaq shumë lojtarë duhet vërtet një staf i kompletuar. Tashmë Arben Asllani është zyrtarisht pjesë e stafit të Skënderbeut.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















