Ahmad Daqamseh në vitin 1997 kishte hapur zjarr ndaj një grupi nxënësish gjatë ekskursionit shkollor në zonën ndërkufitare në mes të Izraelit dhe Jordanisë, raporton Anadolu Agency.
Për vrasje mori dënimin maksimal prej 20 vitesh burg, sa parashikon ligji jordanez për këtë vepër, pasi Gjykata ushtarake e kishte shpallur të paqëndrueshëm mendërisht.
Media vendase njoftojnë se Ahmad Daqamseh ka arritur në fshatin e tij të lindjes në afërsi të qytetit Irbid të dielën herët.
Izraeli ende nuk është prononcuar në lidhje me rastin e lirimit të ushtarit jordanez.
Jordania në vitin 1994 nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin, duke u bërë vendi i dytë arab, pas Egjiptit, që ka arritur paqe me shtetin e Izraelit.























