Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një dialog të paplanifikuar e të rreptë me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliun.
Kjo ka ndodhur në një solemnitet të zhvilluar në Fakultetin Ekonomik të Bujanocit, ku ka marrë pjesë Vuçiqi.
Musliu, para se kryeministri serb t’u drejtohej studentëve të këtij fakulteti, kishte treguar me duar disa libra në gjuhën shqipe të cilat ende mbahen të ndaluar në një terminal doganor.
Këshilli Kombëtar Shqiptar më herët kishte njoftuar se më shumë se 100.000 libra shkollorë, të dërguar nga Kosova, tre dy muaj më parë, po qëndrojnë në bunker të terminalit doganor në kalimin kufitar të Preshevës.
“Në bunker janë librat e shkencave natyrore, matematikë, fizikë, kimi, dhe që ato kurrsesi nuk mund të jenë kontestuese, kishte thënë atëbotë për gazetën “Danas” Skender Destani, anëtar i KKSH dhe kryetar i Unionit Demokratik në Preshevë, transmetonte Koha.net.
Me gjasë këtë tundje librash nga Jonuzi nuk ka mundur ta durojë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili i kishte thënë: “E tani do të flas unë. Nuk mund të arrestohen librat, Jonuz”.
Interesant është se reporteri i Tanjugut s’e ka dëgjuar çfarë ka thënë Musliu, por ka dëgjuar vetëm atë që ka thënë Vuçiqi:
“Librat nuk maten me kilogramë e kamionë, por me cilësi”, ka thënë Vuçiqi.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë në këtë takim se Lugina nuk është vatër krize në Serbi kurse kryeministri serb ka premtuar bisedime me shqiptarë.
Vuçiq ka vizituar qendrat pritëse për refugjatë.















