Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka propozuar ngritjen e një monumenti për Skënderbeun në qytetin e Nishit, në Serbi, shkruan “Južne vesti”.
“Do të kërkoj ndërtimin e një monumenti në Nish për Skënderbeun, edhe pse atje nuk ka shqiptarë, sepse ky hero më 3 nëntor të vitit 1443, me 300 kalorës, shpëtoi serbët në Nish nga pushtuesit osmanë. Ai jo vetëm që ka shpëtuar shqiptarët, por edhe serbët”, ka thënë Musliu, transmeton Gazeta Express.
Historianët e Nishit, Vlladimir Jovanoviq dhe Millan Rangjeloviq nuk e kanë mohuar faktin se Skënderbeu ka marrë pjesë në betejat afër Nishit dhe vendeve përreth, më 1443. Por, ai ka thënë se karakteri i heroit shqiptar nuk e justifikon një monument për të.
Sipas Jovanoviqit, Skënderbëi, në fund të fundit, ka qenë në anën e ushtrisë turke, asokohe.
Të enjten, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar një vendim që sheshi “Karagjogje Petroviq” të pagëzohen “Skënderbeu”.
Musliu ka tha thënë se serbët duhet të kuptojnë iniciativën për riemërimin e sheshit të Bujanocit dhe atë për monumentin për Skënderbeun, sepse në Mitrovicë është ngritur një monument për Car Llazarin dhe shqiptarëve nuk iu është bërë pengesë.















