Kryetarja e FRESSH Joleza Koka, pas gafës së parë për pallatin e Saimir Tahirit, tashmë nuk ndalët më. Mesa duket Joleza është ambientuar aq shumë me gabimet sa tashmë nuk e ndan dot të saktën nga e gabuara.
Gjatë diskutimit mbi temën “Si të mendoni më shumë rreth seksit, si kënaqësia që vjen nga format e tij më të “pisëta” si ai oral apo kafshimi me gjuhë, ky leksion i shkrimtarit dhe prezantuesit televiziv Alain de Botton duket se frymëzon edhe politikanen e re Joleza Koka, që me ç’duket i pëlqen të informojë aktivistët e FRESSH jo vetëm për aktivitetet partiake, por edhe se si të mendojnë rreth seksit.
Ajo ka shpërndarë në facebook, këtë video-leksion të Botton, i cili shfaqet shumë energjik teksa thekson edhe rëndësinë që ka pozicioni i seksit në kënaqësinë që përfitoni.
A ka dashur vërtetë Joleza të tregojë preferencat dhe frymëzimet e saj, apo do të përcjellë mesazhin se vajzat e politikës nuk janë aq të ngurta sa ç’duken pas kostumit serioz në konferencat e partisë?















