Këto komente ai i ka bërë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Serbisë, ku ishte i pranishëm edhe komisionari i lartë për politikë të fqinjësisë së mirë dhe negociata për pranim i BE-së, Johannes Hahn.
Mëtutje në konferencë për gazetarë në Beograd, pas mbledhjes së qeverisë, zoti Vuçiq tha se është diskutuar për obligimet që i ka Serbia lidhur me kapitujt e hapur në rrugën për anëtarësim në BE, e veçanërisht për kapitullin 35, që ka të bëjë me Kosovën.
Zoti Hahn tha se “na duhet rajon ku mbretëron paqja dhe i cili është i vendosur në drejtimin e perspektivës evropiane” dhe ka shtuar se “asnjëri nga vendet nuk duhet ta pengoj perspektivën e vendit tjetër nga rajoni që t’i bashkohet BE-së, pasi ardhmëria e secilit vend në BE, paraqet mundësi për të qenë pjesë e familjes së fuqishme, e cila mund të luaj rol të rëndësishëm ndërkombëtar”.






















