• Latest
  • Trending
  • All

Joe Biden, angazhim të fortë ndaj NATO-s dhe respekt për aleatët

17/07/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Joe Biden, angazhim të fortë ndaj NATO-s dhe respekt për aleatët

17/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme

Kandidati demokrat për president Joe Biden u zotua të forcojë marrëdhëniet me NATO-n, nëse fiton zgjedhjet në nëntor, dhe ka paralajmëruar se aleanca transatlantike e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore mund të mos mbijetojë nëse Presidenti Donald Trump fiton një mandat të dytë.

Zëri i Amerikës i hdhi një vështrim historikut të zotit Biden për sa i përket NATO-s, gjatë periudhës kur ishte senator, si dhe më vonë si nënpresident.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Joe Biden nuk është i panjohur në skenën ndërkombëtare dhe ka qenë prej kohësh një mbështetës i zërit të NATO-s dhe aleancave të tjera shumëkombëshe si një shtyllë e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ai shërbeu si nënpresident me Presidentin Barack Obama nga 2009-2017.

Zoti Biden më parë shërbeu si senator nga shteti Delaware nga 1973-2009. Ai ishte për një kohë të gjatë anëtar i Komisionit të fuqishëm të Marrëdhënieve me Jashtë – duke shërbyer dy herë si kryetari i këtij paneli.

“Por Europa nuk mund të qëndrojë e bashkuar pa Shtetet e Bashkuara“, deklaronte ai në Senatin amerikan.

Ai mbështeti ndërhyrjen e SHBA-së dhe NATO-s në Bosnje në 1994.

Gjatë garës presidenciale të vitit 2016, kandidati i atëhershëm republikan Donald Trump kritikoi ashpër NATO-n, dhe Nënpresidenti në largim Biden kërkoi të siguronte aleatët në Balltik që Shtetet e Bashkuara do t’i mbronin gjithmonë në rast sulmi.

“Unë dua ta bëj të qartë, dua ta bëj absolutisht të qartë për të gjithë njerëzit në shtetet baltike; ne i jemi zotuar me nderin tonë të shenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, traktatit të NATO-s dhe Nenin 5“, deklaroi Joe Biden, në atë periudhë Nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

Si president, Donald Trump vazhdimisht është përqëndruar në kostot financiare për SHBA-në për përkrahjen e NATO-s, duke u ankuar se Gjermania dhe anëtarët e tjerë të NATO-s nuk po bëjnë pjesën e tyre të duhur, për të paguar më shumë se 2 përqind të produktit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen.

“Ju e dini, Shtetet e Bashkuara janë një … pjesëmarrëse kryesore në NATO. Ne paguajmë më shumë se çdokush tjetër deri tani për shumë, shumë vite. Pra, ne mbrojmë Evropën. Por Evropa gjithashtu shfrytëzon në mënyrë të jashtëzakonshme Shtetet e Bashkuara në tregti; një shfrytëzim i pabesueshëm“, deklaroi Presidenti Donald Trump.

Analistët thonë se Donald Trump është presidenti i parë amerikan, që nga Harry Truman, që hedh dyshime mbi vlerën e aleancave të sigurisë ndaj sigurisë kombëtare. Ivo Daalder është ish ambasadori amerikan në NATO.

“… Ai e ka sqaruar shpesh se jo vetëm që mendon se evropianët nuk po bëjnë sa duhet, por se mund të vijë dita që Shtetet e Bashkuara nuk duan të jenë më pjesë e një organizate të tillë. Dhe kjo perspektivë ka dëmtuar shumë aleancën. Ajo ka bërë që aleatët në Evropë të thonë: “A mund t’i besojmë vërtet Shteteve të Bashkuara?“, thotë zoti Daalder.

Analistë të tjerë thonë se përkundër komenteve të Presidentit Trump që kritikon aleatët evropianë të NATO-s dhe lavdëron Rusinë, administrata e tij ka vazhduar të mbështesë NATO-n dhe në disa aspekte, ka shkuar më tej se administrata e Presidentit Obama për t’iu kundërvënë Moskës, si për shembull, duke i dhënë raketa anti-tank Ukrainës.

Bradley Bowman, i cili këshilloi senatorët republikanë për politikën e jashtme, flet për atë që ai pret që presidenca e Bidenit të përfaqësojë.

“Do të shihni theks të vazhdueshëm në inkurajimin e aleatëve tanë evropianë dhe të NATO-s për të bërë investimet e duhura në mbrojtje. Dhe jo vetëm për sa investojnë, por si i shtojnë kapacitetet reale“, thotë Bradley Bowman, i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

Daalder dhe Bowman të dy thonë, nga një shqyrtim i Bidenit më nga afër, se do të prisnin një ton krejtësisht të ndryshëm ndaj aleatëve të NATO-s, nëse ai zgjidhet./VOA/

Previous Post

Gjyqi i Johnny Depp: Elon Musk vizitonte shpesh Amber Heard kur i shoqi nuk ishte në shtëpi

Next Post

Policia Kriminale në gjurmët e lojës së rre zikshme, e ngjashme me ‘Balenën Blu’: Më të prekur fëmijët, i çon deri në vetëvrasje

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Policia Kriminale në gjurmët e lojës së rre zikshme, e ngjashme me ‘Balenën Blu’: Më të prekur fëmijët, i çon deri në vetëvrasje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.