• Latest
  • Trending
  • All

Jeta nën frikën e gjakmarrjes

23/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Jeta nën frikën e gjakmarrjes

23/05/2016
in Lajme

Expressen.se i kushton një reportazh familjes Tafili, e cila jeton e fshehur në perëndim të Suedisë. Për shkak të gjakmarrjes me familjen Pjetrushi, rrezikon të rikthehet në Shqipëri.
Enti për Emigrimin nuk ka pranuar kërkesën për azil, ashtu siç nuk ka pranuar as kërkesa të ngjashme të familjeve të tjera shqiptare. Sipas këtij Enti, familja duhet të riatdhesohet dhe autoritetet shqiptare dhe jo ato suedeze duhet ta mbrojnë atë.

Aktualisht, familja e vëllait të Admir Tafilit, së cilës mbrëmjen e Vitit të Ri iu plagos rëndë djali i tyre 12 vjeçar, qëndron e fshehur në një banesë në Suedi. Ata kanë apeluar çështjen në Gjyqin për Emigrim me qëllim që të shqyrtohet edhe një herë rasti i tyre, pasi kanë frikë se nëse do të kthehen në Shqipëri do të jenë viktima të gjakmarrjes.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gazetarët suedezë sjellin dëshminë jo vetëm të Arbenit, (emri jo i vërtetë), djalit 13-vjeçar, i cili ka ende shenjën e operacionit që i ka shpëtuar jetën pas të shtënave me armë që i prekën mëlçinë, mushkëritë, veshkat, fshikëzën dhe zorrën, por edhe kanë udhëtuar drejt veriut, ku autoritetet lokale thonë se nuk mund t’i garantojnë sigurinë. Gazetarët përcjellin edhe dëshminë e Prel Pjetrushit, por dhe të Admir Tafilit, i cili nga qelia e burgut 302 tregon se nëse kishte arritur të fuste në qeli gjashtë armë, atëherë ngre pyetjen çfarë mbrojtje i jep shteti familjes së tij nëse kthehet.

Nata e Vitit të Ri, pak para orës 17:00

Krismat e fishekzjarreve tashmë dëgjohen mbi qytet. Arbeni dhe kushëriri i tij shëtisin në drejtim të vendit ku familja është fshehur në Boras. Djemtë janë nisur kah një tuneli afër stacionit të autobusëve Kisha Boda, kur kushëriri 12-vjeçar bërtet: “Vrapo! Ai do të të vrasë!”

Një person i armatosur me pistoletë i afrohet, drejton armën drejt Arbenit, që është më i gjati nga djemtë. Arbeni vrapon në drejtim të Kisha Bodas. Në vrapim e sipër ndjen plumbin që i përshkon trupin. Rrëzohet. Vrasësi e mbërrin, por pistoleta ngec. Kushëriri i Arbenit i hidhet në fyt vrasësit, një burrë 25 vjeç me mjekër dhe që kishte veshur një jelek reflektiv. Goditet me pistoletë në kokë. Arbeni ia del të ngrihet dhe ta shohë në fytyrë personin që e sulmoi.

“E doni celularin tim?”, e pyet Arbeni.

Ai i përgjigjet: ”Po”. Arbeni shikon se burri ikën, por kthehet me shpejtësi prapa. Sulmi nuk kishte mbaruar. Pasi kishte gjuajtur celularin, vrasësi ishte kthyer mbrapa me një thikë në dorë për t’i dhënë fund jetës.

“Nuk mund të vrapoja. Kisha dhimbje tepër të mëdha. U përpoqa të fshihem prapa disa shkurreve, por ai më mbërriti dhe më goditi në qafë me thikë, në anën e majtë”, tregon Arbeni.

Dërgohet me plagë të rënda në spitalin e Borasit dhe më pas në spitalin universitar Sahlgrenska në Goteborg. Sot Arben Tafili ngre fanellën dhe tregon vragën në bark. Organet e brendshme ishin dëmtuar nga tre plumbat e pistoletës. Mëlçia, mushkëritë, veshka, fshikëza dhe zorrët ishin dëmtuar. Dhe, jo vetëm kaq!

Në anamnezën e tij nga spitali i fëmijëve, Astrid Lindgren, mjeku shkruante se djali kishte ”plagë të shumta në fyt dhe gjoks”. Arben Tafili qëndroi gjashtë javë në spital dhe mbijetoi.

“Unë besoja se do të vdisja”.

Prill 2014: Takimi fshehtas me familjen

Është prilli i vitit 2014. Kanë kaluar tre muaj nga dita e vrasjes së mbetur në tentativë. Familja nuk do që gazetarët të shkojnë në shtëpinë e tyre. Kanë frikë se mos zbulohet banesa, por dhe nuk kanë besim. Prej 10 vitesh jetojnë në arrati në Evropë, tre nga këto vite si azilkërkues e pastaj të fshehur si persona pa dokumente.

Admir Tafili: “U arratisa se mora vesh se gjakmarrësit kishin gjetur vendndodhjen e nipit tim”!

Admiri tregon se kishte vrarë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit për fajin e këtij të fundit.

Në verën e 2011-ës kur kishin dalë me leje nga burgu, kishin kontaktuar në telefon me Prel Pjetrushin, i cili kishte ardhur nga SHBA-të dhe i kërkuan që t’i thoshte të vërtetën për vrasjen e babait të tyre, përndryshe do t’i vriste vëllain e tij më të madh. Sipas Admir Tafilit, shefi i policisë refuzoi, prandaj i vrau dy nga vëllezërit.

“Vëllai më i vogël ngriti një pistoletë kur unë u pozicionova para makinës. Fillimisht qëllova mbi të, pastaj ndaj tjetrit”, thotë ai.

“E përdora Kanunin, pasi kisha provuar të marr ndihmë nga shteti. Shteti s’bëri gjë. Po të kishte një sistem funksional drejtësie në Shqipëri, s’do të kishte nevojë për kanunin. Fajtori do të dënohej dhe kështu s’do të kishte problem. Kjo që po ndodh tani është katastrofë”, thotë Admir Tafili.

Një muaj para se të ndodhte tentativa e vrasjes së nipit të tij në Boras, Admir Tafili kishte arritur të fuste brenda në qeli dy pistoleta dhe katër kallashnikovë. Kishte vendosur të arratisej pasi kishte mësuar se familja Pjetrushi kishte rënë në gjurmë të vendit ku jetonte familja e vëllait dhe kishte porositur vrasjen.

“Ua tregova autoriteteve në Shqipëri, por djali i vëllait tim u plagos”, thotë ai.

I pyetur si kishte arritur të fuste brenda gjithë ato armë përgjigjet: “Shqipëri është kjo! Nëse unë ia dal t’i fus gjashtë armë në burg, më thuaj atëherë çfarë mbrojtje shteti i Shqipërisë u jep familjes time kur të dalin jashtë”?

Kontakti me familjen e Prel Pjetrushit: Nuk jemi familje kriminelësh

Nëpërmjet Facebookut marrim kontakt edhe me Prel Pjetrushin. Ai hedh poshtë përfshirjen e tij në tentativën e vrasjes së nipit të Tafilit.

”Admir Tafili ka qenë një kriminel i kërkuar, pasi më kishte plagosur mua dhe pasi kishte vrarë vëllezërit e mi. Ai dhe familja e tij më akuzojnë mua për gjithçka. Admir Tafili është në gjak me katër familje për vrasjet që i ka bërë babai i tij”.

Kur i shkruaj se familja Tafili frikësohet për jetë për shkak të gjakmarrjes në rast se kthehen në Shqipëri, ai përgjigjet: “Ne nuk jemi familje kriminele siç është familja Tafili”.

Ai refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të pajtohet.

Jeta e fshehtë në Suedi

Në Suedi familja Tafili jeton e fshehur me ndihmën e familjeve suedeze të cilat e kuptojnë situatën e tyre. Kjo familje thotë se rrezikojnë të vriten nëse ata kthehen në Shqipëri. Megjithatë, gjyqi ka vendosur që të gjitha familjet të dëbohen. Për momentin vetëm për Arbenin, prindërit dhe dy vëllezërit e tij është shtyrë dëbimi nga Suedia. Dy familje tjera me të njëjtin problem kanë marrë leje qëndrimi.

“Sinqerisht kjo është për të ardhur keq. Rrallë më ka ndodhë të paraqes materiale kaq të pastra. Unë kam menduar për çdo boshllëk të vogël, por prapë jam anashkaluar”, thotë avokati i kësaj familjeje, Fredrik Almer.

Apeli ne Gjyqin për Emigrimin

Familja apelon vendimin në Gjyqin për Emigrim. Ata kërkojnë që të merret parasysh se autoritetet shqiptare nuk mund t’i mbrojnë.

Sipas Admir Tafilit, vrasësi gjendet në Shqipëri. Burimet në Suedi thonë se një person me prejardhje nga Shkodra është i etiketuar në hetime si vrasësi i mundshëm.

“Të kthehesh atje, është njësoj sikur të presësh një dënim me vdekje”, thotë babai i Arbenit, gjyshja, por edhe anëtarët e tjerë të familjes të cilët mendojnë të vazhdojnë jetën të fshehur në Suedi.

Shefi i komunës Rrethina Shkodër, Luan Harusha, thotë haptazi se ata nuk mund të kthehen në Shkodër.

“Unë nuk mund ta garantoj sigurinë e tyre. As kryeministri nuk mundet. Atëherë do të duhej të kishim nga një polic para çdo shtëpi, ditë dhe natë”.

Arbeni flet vetëm suedisht

Arbeni dhe kushëriri i tij që e shpëtoi në natën e Vitit të Ri, jetojnë në dy banesa të ndryshme dhe mund të takohen vetëm në shoqërimin e të rriturve, për shkak të frikës se mos po rikthehet vrasësi.

“Nuk e di nëse dikush vjen prapë të më vrasë apo jo”, thotë ai.

Kur ai gjendet jashtë shtëpisë flet vetëm suedisht për të mos u identifikuar. Ndërsa, policia vazhdon hetimin për ngjarjen.

“Këto raste janë tepër të vështira”, thotë Thomas Ahlstrand, zëvendësshef në odën e prokurorisë ndërkombëtare në Göteborg që drejton hetimin.

Post Views: 130
Tags: be in fearbladderblood feudsfamilje te ngujuarafearfrikafshikëzagjakmarrjaintestinesisolated familiesjete ne frikejete tmerrshmekidneyslaws barbaricligje barbareliverlungsmedieval habitsMëlçiamushkëritësuediaswedenterrible lifeterrorveshkazakone mesjetarezorrët
Previous Post

Në 7O-vjetorin e tragjedisë çame

Next Post

FLAMURI KOMBËTAR I VENDOSUR “TE RRETHI”, ËSHTË GRISUR

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

FLAMURI KOMBËTAR I VENDOSUR “TE RRETHI”, ËSHTË GRISUR

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.