Një gazetare me bazë në Londër e “Russia Today” dha dorëheqjen të premten në shenjë proteste, ndaj mbulimit që ky rrjet i ka bërë rrëzimit të avionit “Malaysia Airlines”.
Firth tha se dha dorëheqjen për shkak se kanali i lajmeve i financuar nga Kremlini, është përpjekur të bëjë fajtore qeverinë ukrainase për rrëzimin e “Malaysia Airlines” fluturimi 17, pasi u godit nga një raketë.
Ajo tha se rrjeti televiziv i “Russia Today” është treguar mospërfillës ndaj fakteve të vërteta. Dhe sipas saj, i gjithë informacioni është përqendruar te fajësimi i Ukrainës për tragjedinë ku humbën jetën 298 persona.
Gazetarja thotë: “Kjo është “Russia Today”, e cila bën inflirtimin e informacionit duke mashtruar hapur publikun”.
Dorëheqja Firth vjen vetëm muaj pas korrespondent RT-së me seli Amerika Liz Uahl dha dorëheqjen drejtpërdrejt në televizion, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Krime të Ukrainës.
Gjatë transmetimit, Liz Uahl ka thënë se nuk mund të punojë më për një rrjet që financohet nga Moska, i cili, sipas saj, zbukuron veprimet e udhëheqësit rus, Vladimir Putin. Rrjeti shumëgjuhësor i lajmeve transmeton program në më shumë se 100 vende.














