• Latest
  • Trending
  • All

Jemi shumë pranë krijimit të vaksinës kundër kancerit 

18/06/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Jemi shumë pranë krijimit të vaksinës kundër kancerit 

18/06/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Studiuesit janë përpjekur për dekada të radhë të shfrytëzojnë fuqinë natyrore të sistemit imunitartë njeriut për të luftuar kancerin, duke synuar të gjejnë mënyrat që përdorin tumoret për të anashkaluar atë sistem mbrojtës. Pavarësisht zhgënjimeve dhe sfidave të hershme, shkencëtarët që studiojnë vaksinat kundër kancerit, besojnë se ato janë tani më afër se kurrë më parë.

Ndërsa këto vaksina janë ende shumë larg miratimit nga autoritetet rregullatore, studiuesit mendojnë se përfaqësojnë të ardhmen e terapive kundër kancerit. “Kjo është një periudhë shumë emocionuese për fushën e vaksinave kundër kancerit. Ne kemi bërë shumë përparim në kuptimin se si sistemi jonë imunitar i njeh kanceret. Aktualisht ka dhjetëra kandidatë për vaksina kundër kancerit. Ato janë në studim nga studiues në mbarë botën”- thotë Vinod Balaçandran, onkolog dhe kirurg në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Ketering.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Sistemi imunitar luan një rol kritik në kontrollin e kancerit. Shumë ekspertë besojnë se kanceretpërpiqen vazhdimisht të shfaqen brenda nesh. Zakonisht shkatërrohen nga sistemi imunitar,përpara se të bëhen të zbulueshëm, në një proces që njihet si mbikëqyrje imunologjike.

“Trupat tanë i refuzojnë kanceret gjatë gjithë kohës. Ata që zbulojmë dhe që kthehen në kancere, të cilat duhet t’i trajtojmë me terapi të ndryshme, u kanë shpëtuar kësaj mbikëqyrjeje imunitare. Tumoret e bëjnë këtë, duke mësuar se si të shfrytëzojnë mekanizmat që rregullojnë sistemin imunitar”- thotë Xhej Berzofski, kreu i degës së vaksinave në Institutin Kombëtar të Kancerit (NCI) në SHBA.

Qasjet e reja përfshijnë zhvillimin e vaksinave parandaluese dhe terapeutike. Këto të fundit janë të dizenjuara që të pikasin qelizat tumorale nga ato normale, për të provokuar një përgjigje imunitarendaj tyre. Ndërkohë, studiuesit po mbledhin një koleksion medikamentesh imunoterapeutike, tëcilat do të rrisin efikasitetin e vaksinave.

Qelizat e kancerit lindin nga qelizat tona dhe u ngjajnë atyre. “Kështu, sistemi ynë imunitar i toleron shpesh ato. Ata i fshehin dallimet e tyre, dhe duken si qeliza normale. “Ideja e një vaksine kundër kancerit, është të aktivizojë sistemin imunitar, për të zbuluar sesi kanceri është i ndryshëm nga qelizat normale, t’i njohë qelizat kanceroze si të huaja, dhe t’i refuzojë ato”- shton Berzofski, që është edhe drejtues i seksionit të imunogjenetikës molekulare dhe kërkimit të vaksinave në NCI.

Është e rëndësishme të kuptohet se si ndryshojnë vaksinat terapeutike të kancerit nga ato parandaluese, dhe si ndryshojnë medikamentet e imunoterapisë nga të dy llojet e vaksinave. Shumica e njerëzve janë të njohur me vaksinat tradicionale që na mbrojnë kundër gripit dhe sëmundjeve të tilla të fëmijërisë si fruthi, lija e dhenve dhe kolla e mirë. 

Dy vaksina janë miratuar deri tani për të parandaluar infeksionin nga viruse që rrisin rrezikun e kancerit:papillomavirusi i njeriut (kanceri i qafës së mitrës dhe i vaginës, kanceri anal, kanceri i penisit) dhe virusi i hepatitit B (kanceri i mëlçisë). Por shkencëtarët po zhvillojnë gjithashtu vaksina parandaluese për njerëzit me simptoma premalinje siç janë polipet e zorrës së trashë, duke shpresuar të shmangin shndërrimin e tyre në kancer.

Olivera Fin, profesoreshë e shquar e imunologjisë në Universitetin e Pitsburgut, dhe kolegët e saj ishin të parët që identifikuan një antigjen specifik për tumorin, e cila mund të shërbente si një objektiv për sistemin imunitar. Antigjeni specifik për tumorin, MUC1, i zbuluar nga Fin është i pranishëm tek disa lloje kanceresh, përfshirë atë të zorrës së trashë, gjirit, prostatës, mushkërive dhe pankreasit. 

Një vaksinë me bazë MUC1, që zhvilloi ajo dhe ekipi i saj, tregoi një përgjigje të fortë nga sistemi imunitar në testet klinike tek pacientët me polipe premalinje të zorrës së trashë. Vaksina e reduktoi me 38 për qind shkallën e përsëritjes së polipeve, thotë Fin.

Ekipi i saj është gati të fillojë një testim të së njëjtës vaksinë tek pacientët e sëmurë me karcinomën duktale, një fazë e hershme e kancerit e kufizuar në kanalet e qumështit të gjirit dhe ende jo invazive, për të parë nëse vaksina mund të parandalojë përhapjen e saj.

Në dallim nga ato parandaluese, vaksinat terapeutike i trajtojnë njerëzit me kancer duke sulmuar qelizat ekzistuese të kancerit, ose duke parandaluar një përsëritje të tyre. Ato e nxisin sistemin imunitar të gjejë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene, që kanë antigjene të caktuara specifike për tumorin, që nuk i kanë qelizat e shëndetshme.

Vaksina ofron disa molekula që sillen si antigjenet, për të stimuluar sistemin imunitar dhe krijuar qeliza të reja T “vrasëse”, të njëjtat qeliza që shënjestrojnë viruset. Në disa raste, vaksinat eksperimentale terapeutike kundër kancerit janë të personalizuara, pra krijohen për vetëm një person nga mostrat e tumorit të atij pacienti. 

Teksa njihen si vaksinat neoantigjenike, synimi është të arrihet i njëjti rezultat si vaksinat e tjera terapeutike. Neoantigjenet lindin nga mutacionet unike për qelizat e kancerit të një personi. “Shënjestrimi i neoantigjeneve është vërtet diçka e re”- thotë Patrik Ot, drejtor klinik i Qendrës së Sëmundjeve të Melanomës në Institutin e Kancerit Dana–Farber, që i ka testuar ato tek pacientët e sëmurë me melanomë dhe kancere të tjera. Në një studim të kufizuar të kohëve të fundit, 4 nga 6 pacientët e vaksinuar, nuk kishin përsëritje të tumoreve të tyre pas 25 muajsh. 

Tumoret e dy pacientëve të tjerë u rritën, por më pas u zvogëluan plotësisht pasi morën ilaçe shtesë të imunoterapisë. Balaçandran po studion vaksinat e neoantigjenit tek pacientët me një nga kanceret më vdekjeprurëse, kancerin e pankreasit, duke punuar me shkencëtarët në BioNTech, kompania gjermane që bashkëpunoi me kompaninë Pfizer, për të prodhuar vaksinën e suksesshme mRNA kundër koronavirusit. 

Ata po përdorin të njëjtën teknologji mRNA për të prdhuar vaksina të individualizuara, dhe që nga viti 2019 kanë trajtuar 19 pacientë me kancer pankreatik. Rezultatet paraprake treguan se gjysma e pacientëve, shfaqën një përgjigje të fortë imune ndaj vaksinës, dhe mbijetuan për më gjatë pa rishfaqjen e tumorit, krahasuar me gjysmën tjetër të pacienteve, sistemi imunitar i të cilëve nuk reagoi.

Shkencëtarët po testojnë gjithashtu vaksina në kombinim me agjentë të tjerë, përfshirë citokinat, të cilat janë substanca që sekretohen normalisht nga sistemi imunitar, por në këtë rast prodhohen në laborator. Citokina injektohet për të rritur efikasitetin e vaksinës.

Previous Post

“Jo dy standarte me Ballkanin Perëndimor”/ Austria, “shuplakë” BE-së për Ukrainën 

Next Post

Johnson “kërcënon” Moskën nga Kievi: 10 mijë trupa çdo 120 ditë…

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Johnson “kërcënon” Moskën nga Kievi: 10 mijë trupa çdo 120 ditë…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.