• Latest
  • Trending
  • All

Jehonë në Ballkan/ “Parlamenti shqiptar refuzoi të dënojë masakrën e Srebrenicës”

12/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Jehonë në Ballkan/ “Parlamenti shqiptar refuzoi të dënojë masakrën e Srebrenicës”

12/05/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Mediat dhe agjencitë më të mëdha të lajmeve në Ballkan i kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme lajmit se Parlamenti i Shqipërisë refuzoi këtë të enjte të miratojë një rezolutë të propozuar nga opozita ku dënohet masakra e Srebrenicës. 

Nga një kërkim që lapsi.al bëri në mediat e vendeve fqinje, por edhe më gjerë shihet se të parat dhe më të shumtat që i kanë dhënë zë këtij lajmi janë mediat serbe të cilat theksojnë se kundër kërkesës votuan 51 deputetë dhe vetëm 15 ishin në favor të saj. 

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Tanjug” që raportoi e para lajmin citon edhe ish-kryeministrin Berisha që akuzon kryeministrin Rama se “nuk pranon të dënojë ngjarjen pasi merr urdhra nga Aleksandër Vuçiç. “Shqipëria nuk ka qenë kurrë më antishqiptare se sa në kohën e kryeministrit aktual Edi Rama. Ju keni harruar gjakun e 8000 burrave dhe fëmijëve boshnjakë dhe jetën e më shumë se 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Çfarë mund të presësh nga njeriu i Aleksandër Vuçiqit? Si votoni ju shqiptarë kështu”, – citon Berishën Tanjug.

Raportimin e Tanjug e kanë marrë më pas, pothuajse copy paste të gjitha mediat e tjera serbe. Politiko, B92, Blic, etj, i japin më shumë hapësirë rrëzimit të rezolutës dhe akuzave të Berishës për Ramën dhe Vuçiç.

Nuk ka bërë dallim as agjencia e pavarur e lajmeve “N1” dhe shpesh herë kritike e Vuçiç që ka pasqyruar më së shumti deklaratat e deputetëve të opozitës, Berisha dhe Shehu.

Dega e “Al Jazeera” në gjuhën serbe që raporton përgjithsisht në mënyrë të pavarur lajmet nga Ballkani i ka dhënë gjithashtu zë asaj që ndodhi në parlamentin shqiptar.

Ndërsa agjencia e lajmeve turke “Anadolu Agency” nënvizon se parlamenti shqiptar hodhi poshtë një kërkesë të disa ligjvënësve të opozitës për të mbajtur një seancë për të diskutuar një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin e Srebrenicës, citon lapsi.al. “AA” thotë se “propozimi për futjen e një pike në rend të dites për miratimin e rezolutës, e dërguar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, u rrëzua me votat e shumicës së deputetëve”. Kjo agjenci u jep hapësirë si mazhorancës dhe opozitës për arsyet që mbështesin.

Agjencia e lajmeve “Radio Europa e Lirë” bëri një shkrim të gjatë për rrëzimin e kërkesës së opozitës në parlamentin shqiptar. Edhe kjo agjenci ka bërë një raportim korrekt të deklaratave të të dyja palëve.

Lajmi është publikuar në faqet e para edhe të medieve boshnjake, malazeze dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj jehone të lajmeve në të gjithë rajonin, mazhoranca është detyruar të angazhohet me të gjitha mënyrat për të zbutur efektet e asaj që ka ndodhur. I pari që doli urgjentisht përpara parlamentit ishte Taulant Balla që theksoi disa herë se “mazhoranca nuk kishte rrëzuar përmbajtjen e rezolutës, por personin që e kishte propozuar”.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu bëri një seri komentesh në Twitter duke e konsideruar atë që ndodhi një “lojë të ulët” dhe duke akuzuar Berishën si “njeriun që do të njollosë Shqipërinë”.

Këtë të enjte parlamenti shqiptar nuk pranoi kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës për të futur në kalendarin e punimeve miratimin e një rezolute që pranonte se krimet e kryera në Srebrenicë në korrik 1995 ishin gjenocid. Propozimi i deputetit të PD-së Tritan Shehu u rrëzua me votat e deputetëve të Partisë Socialiste.

Në vitin 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka dënuar 20 persona për këtë krim, 7 prej tyre për gjenocid. Deri tani janë gjetur, 94 varre masive në zonën përreth Srebrenicës në të cilat ushtarët e Republikës Srpska varrosën civilët e vrarë. Familjet janë ende në kërkim të mbi 1 mijë viktimave të gjenocidit. 

Previous Post

Aksident masiv në Rrugën e Kombit/ Makina nga Kosova merr para trajlerin, ka të plagosur 

Next Post

Kosova pranë anëtarësimit në KE, Vuçiç mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Kosova pranë anëtarësimit në KE, Vuçiç mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.