Derisa “Nisma për Kosovën” thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, AAK-ja dhe LVV-ja thonë se në këtë takim përfundimisht, demarkacioni do të konstatohet i vdekur dhe do të ecet përpara me proces të ri.
Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor, pritet të nisë një raund i ri bisedimesh rreth përafrimit të qëndrimeve mbi kufirin me Malin e Zi.
I kontaktuar nga Tribuna Channel, këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë se takimi mund të ndodh nga java e ardhshme.
https://www.youtube.com/watch?v=xq_Z2Y3HQII?feature=oembed&w=640&h=360





















