Java që sapo mbyllëm mund të themi se ishte java e Shqiptarëve, si nga ana politike ashtu edhe nga ajo sportive.
Kështu, nga ana politike, Kryeministri i vendit, Edi Rama nxorri në pah dhe portretizoi një Shqipëri Europiane me një mentalitet modern në marredhëniet me fqinjët dhe në vizionin e saj për të ardhmen e rajonit.
Ndërsa, nga ana sportive, peshëngritësit Shqiptar ngritën peshë kombin duke siguruar 3 medalje ari dhe 1 argjendi në kampionatin botëror të peshëngritjes që u zhvilluar në Kazakistan.
Po ashtu barazimi i kombëtares Shqiptare të Futbollit në miqësoren e luksit ndaj Francës, në “shtëpinë” e bluve parizien, kurorëzuan një javë të sukseshme për Shqiptarët. Kjo arritje e sportistëve shqiptarë i kthen ata në ambasadorët më të mirë të zërit të Shqiptarëve në botë, të mbështetur nga politikë e shëndetshme, moderne dhe europiane.
-Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beograd, portret i Shqipërisë moderne-
Kryeministri i vendit , Edi Rama kreu një vizitë dy ditore në Beograd te hënën dhe të martë e javes qe sapo u mbyll, ku portretizoi një Shqipëri moderne dhe Eruopiane. Gjatë vizitës së tij, Kryeministri Rama u takua me homologun Serb, Aleskandër Vuçiç me të cilin nënshkroi dhe disa marrëveshje. Ndër më të rëndësishmet ishte marrëveshja për njohjen diplomave Shqiptare në Serbi dhe anasjelltas. Kjo marrëveshje i vjen në ndihmë shqiptarëve të Preshevës. ashtu siç u vjen në ndihmë të dyja palëve, shqiptarëve dhe serbëve levizja ne kartën e identitetit në territoret respektive, duke i hapur rrugë horizonteve të reja në bashkëpunimin ekonomiko-rajonal.
Gjithësesi triumfi më i madh i politikës shqiptare gjatë vizitës dy ditore, ishte roli konstruktiv dhe vullneti për të bashkëpunuar, që u reflektua nga Kryeministri Shqiptarë, Edi Rama në çdo retorikë të tij përballë homologut Serb, Vuçiç.
Kreu i Ekzektuvit tregoi ne keto takime se, rruga për në Europë lyps bashkëpunim pa kushte dhe njohjen e kufijëve të rinj të Ballkanit.
“Serbia duhet të dalë nga e kaluara dhe të njohë Kosovën e pavarur dhe këtë, jo se e themi ne, por sepse e thonë 108 vende dhe është e mbështetur nga Gjykata. Kosova është realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian, vijoi Rama.
Ky triumf politik ndezi një sëre diskutmesh në vendin tonë mbi rezultatin e vizitës së Kryeministrit shqiptar në Serbi, i cili u prit si hero në Preshevë.
Shqipëria dhe Kryeministri i saj, Edi Rama veç nënshkrimit të tre marrëveshjeve arriti të tregojë se është një vend me mendësi europiane, që dashuron ngjyrat e kombit të saj dhe respekton fqinjët . Vizita e Ramës në Serbi u vlerësua me nota pozitive edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
-Nga Politika tek triumfet sportive të Kuqezinjëve, si ambasador të Shqipërisë nëpër botë-
Shkëndija e parë erdhi nga peshëngritësi peqinas, Daniel Godelli. 22-vjeçari që luan për Tiranën kur u shpall kampion Bote në dy-garësh dhe në stilin e shkëputjes gjatë botërorit, që u zhvillua në Kazakistan.
Godelli ngriti 171 kg ne stilin e shkëputjes, duke marrë medaljen e arit, ndërsa në ate të shtytjes ngriti 198 kg, duke u renditur i dyti, medalje argjendi. Godelli nuk u ndal me kaq. Ai u shpall kampion bote edhe në dygaresh, duke ngritur në total 369 kg.
Po ashtu edhe sportisja Romela Begal arriti të triumfojë në botërorin e peshëngritjes që u zhvillua në Almati të Kazakistanit. Peshëngritësja shqiptare ka triumfuar në garën e shkëputjes, duke ngritur 113 kilogramë e duke lënë pas garuesit e tjerë, por nuk mundi të arrijë të njëjtin rezultat në dy-garësh.
Triumfi tjetër i shqiptarëve në 7-të ditëshin që po mbyllet është medoemos edhe barazimi në Francë ndaj skuadrës së Didier Dechamp.
Kuqezinjtë e De Biazit mbizotëruan në fushën e “miqve” përgjatë 73’ minutave, kur Griezman barazoj golin e shënuar nga Mërgim Mavraj në minutën e 41’ të pjesë së parë, duke i çuar shifrat në 1-1, që do të ishte dhe rezultati përfundimtar i miqësores së zhvilluar në Renne të Francës.
Ky barazim mbushi me krenari shqiptarët ne botë duke përjetuar forcimin e ngjyrave kuqezi, jo vetëm në rajon, por dhe në arenën ndërkombëtare.
















