Ditën e hënë do të mbajë mot më i freskët, me vranësira, reshje lokale shiu, që gjatë pasdites mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Të martën parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu dhe bubullima në orët e pasdites. Ditën e mërkurë do të mbajë mot më stabil me intervale më të gjata me diell, derisa reshje shiu parashihen kryesisht nëpër lokalitete.
Nga dita e enjte sërish priten të reshura lokale me bubullima, derisa masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të zbresin dukshëm temperaturat e ajrit nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Temperaturat maksimale deri të mërkurën do të jenë në rritje, nga 24C deri në 29C, e më pas do të zbresin në 23C ditën e premte, e në fundjavë deri në 20C. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu 2-9m/s.





















