• Latest
  • Trending
  • All

Jasini: Arrestimi i Haradinajt mund të një mesazh për lidershipin e Kosovës

09/01/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 2 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jasini: Arrestimi i Haradinajt mund të një mesazh për lidershipin e Kosovës

09/01/2017
in Aktualitet

Ndalimi i ish kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh nga aspekti ligjor, politik e diplomatik.

Këto pikëpyetje i ka sqaruar doktorja e shkencave juridike, Rudina Jasini, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Zonja jasini, eksperte e së drejtës penale ndërkombëtare, ka qenë pjesë e ekipit të avokatëve të zotit Haradinaj në procesin gjyqësor ndaj në në Gjykatën e Hagës, në vitin 2004.

 Zëri i Amerikës:  Zonja Jasini, në mendimin tuaj, a duhej ta kishin ndaluar zotin Haradinaj autoritetet franceze? A mund ta injoronin ato urdhër-arrestin e Interpolit?

Jasini: Arrestimi i Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze ka ngritur disa pyetje në kuadrin juridiko-ligjor dhe në kuadrin politiko-diplomatik. Akuzat për të cilat është dhënë urdhri i arrestit në vitin 2004, janë të përmbledhura në akuzat mbi të cilat tribunali i OKB-së për ish-Jugosllavinë është shprehur qartë në dy procese: në të parin, atë të gjykimit dhe në procesin e rigjykimit. Në të dyja proceset tribunali është shprehur shumë bindshëm mbi pafajsinë e Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë.

 

Zëri i Amerikës:  Zoti Haradinaj është gjykuar nga Haga (siç e thatë edhe ju) a është ky argumenti kryesor i avokatëve të tij mbrojtës? A egziston mundçësia që të ketë akuza të reja të ngritura nga autoritetet franceze mbi të cilat zoti Haradinaj mund të ekstradohet?

Jasini: Në një deklaratë që ka bërë kryeministri i Serbisë lidhur me arrestimin e Ramush Haradinaj përpara pak ditësh, ai është shprehur se bëhet fjalë për një numër akuzash të cilat nuk ia vlen as të numërohen, duke përfshirë këtu edhe akuzat e ngritura mbi veprimet në Glogjan dhe liqenin e Radoniqit. Për ata që e kanë njohur çështjen Haradinaj në tribunalin e OKB-së, kanë qenë pikërisht këto akuza që kanë përbërë thelbin e gjykimit dhe të rigjykimit. Por është e rëndësishmë të diskutohet nëse ky ndalim nga autoritetet franceze është bërë mbi bazën e disa zbulimeve të reja, apo është bërë tërësisht mbi bazën e urdhrit të arrestit të lëshuar në vitin 2004.

 

Zëri i Amerikës:  Cilat janë sipas jush alternativat e mundshme para drejtësisë franceze?

Jasini: Këtë të enjte, Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do të ketë një seancë dëgjimore lidhur me çështjen e arrestimit, por gjithashtu do të shqyrtojë edhe nëse egzistojnë argumenta të fuqishëm për ekstradimin. Jam e bindur se nëse Haradinaj gjykohet mbi akt-akuzën e lëshuar në vitin 2004, atëherë ai nuk ka se si të ekstradohet. Por nëse do të gjykohet mbi bazën e disa të dhënave të tjera për të cilat ne nuk mund të kemi dijeni, atëherë mbetet për t’u parë se çfarë do të vlerësohet në seancën dëgjimore të enjten.

 

Zëri i Amerikës:  A mendoni se kemi të bëjmë thjesht me një procedurë teknike të Intrepolit, apo edhe me përfshirjen e faktorëve politiko-diplomatikë në rastin e arrestimit të një ish-kryeminsitri të Kosovës?

Jasini: Përse ky urdhër arresti u ekzekutua në vitin 2017? Nga viti 2012, kur Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në procesin e rigjykimit të tribunalit të OKB-së, e deri më sot ai ka udhëtuar në Francë dhe në vende të tjera të BE-së si individ i lirë.

Atëherë nëse bëhet fjalë për një procedurë tërësisht teknike, Interpoli duket të përgjigjet përse ky urdhër nuk është ekzekutuar sa herë që ai ka hyrë dhe ka dalë nëpër aeroportet apo pikat kufitare të BE-së. Pa diskutim që na lind një pyetje e natyrshme, që një motivim politik, i është dhënë mbase një sinjal dhe një mesazh i përcaktuar qartë Kosovës, dhe lidershipit dhe qeverisë së shtetit të Kosovës.

 

Zëri i Amerikës:  A mendoni se qeveria e Kosovës, duhej të kishte bërë më tepër në bisedimet e saj me Serbinë për çështjen e urdhërarresteve që Beogradi ka lëshuar për ish-luftëtarët e UÇK-së që akuzohen për krime lufte?

Jasini: Duke patur parasysh që Kosova nuk është anëtare e Interpolit, është e rëndësishme të kuptohet që e vetmja mënyrë për të marrë informacion konkret mund të ishte nëpërmjet bisedimeve. Duke qenë se qeveria e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë në negociatat me shtetin serb lidhur me marrëveshje për BE-në si edhe negociata për marrëveshje të ndryshme, atëherë do të ishte shumë e rëndësishme të përcaktohej se cilat janë ata individë për të cilët ekziston një urdhër arresti lidhur me liderët e UÇK-së por edhe qytetarët e tjerë të Kosovës. Dhe mbetet për t’u mësuar nëse autoritetet e shtetit të Kosovës kanë marrë ndonjë informacion konkret në lidhje me urdhrat e arrestit që ekzistojnë në Interpol të lëshuar nga autoritetet serbe.

/ Zëri i Amerikës/

Tags: edi rama
Previous Post

Mot i acartë deri të enjten

Next Post

Plumba në sy të vajzës shqiptarit në Gjermani

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Plumba në sy të vajzës shqiptarit në Gjermani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.