Ambasadori Bret ka theksuar se pret realizim të aktivitete të ministrisë maqedonase të Drejtësisë me një dinamikë të përshpejtuar
Ministri maqedonas i Drejtësisë Adnan Jashari ka pritur në një takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Ralf Bret, të cilin e ka njohur me plan-veprimin e dikasterit të tij për këtë vit. Jashari e Bret biseduan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve që ata drejtojnë.
Ambasadori Bret ka theksuar se pret realizim të aktivitete me një dinamikë të përshpejtuar. Nuk dihet nëse pjesë e bisedës së tyre ka qenë edhe rasti ‘Monstra’ dhe vendimi për burg të përjetshëm të të akuzuarve, ndërsa dihet që OSBE-ja ka qenë vëzhguese e gjithë procesit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















