“Kelmendi ka arritur një fitore e cila ka dërguar një mesazh shprese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në Japoni të gjithë u jemi gëzuar fitores së Majlinda Kelmendit, edhe pse ajo mundi xhudisten tonë”, ka thënë ai.
Por, suksesin që ka arritur në sport, sipas këtij përfaqësuesi, Kosova nuk e ka arritur edhe në ndërtim të institucioneve, ai përmend edhe incidentet e fundit si dhe nivelin e lartë të korrupsionit.
“Por Kosova nuk është kualifikuar për medalje për ndërtimin e institucioneve, pasi që ka ndodhur kohëve të fundit. Nuk shohim përmirësim në raport me Serbinë, ashtu siç kemi pritur”, ka thënë ai.






















