“Qeveria e Kosovës e ka vënë në prioritet zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit kemi ndarë nga buxheti qendror mbi 90 milionë euro për bujqësinë duke ndihmuar në rritjen e sipërfaqes së tokës së punuar, rritjen e prodhimit, shtimin e agrobizneseve përpunuese, e çka është me e rëndësishmja hapjen e afër 6 mijë vendeve të reja të punës në bujqësi vetëm nga investimet tona në skemat e granteve dhe subvencioneve”, ka thënë ai. Këto investime, sipas zëvendësministrit kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend
Po ashtu, gjatë këtij takimi zëvendësministri Januzi, ka bërë thirrje edhe njëherë që vendet e Ballkanit të jenë një treg edhe më i hapur dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën aty ku secili ka përparësitë.






















