Ajo që në media është raportuar fillimish si një kërcënim terrorist, në fakt ka qenë një lojë e një 15-vjeçari.
Me një kallashnikov lodër, ai ka kërcënuar pasditen e sotme kalimtarët poshtë dritares së banesës së katit të dytë ku jetonte, në sheshin “St. Denis” në Bruksel, duke thirrur se është një terrorist.
I riu është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, raporton portali belg “Derniere Heure”.
/Syri.net/














