• Latest
  • Trending
  • All

“Jam mirë kur asht mirë Shqipnia…”! Po tani, a është mirë Shqiptaria?

20/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 29 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“Jam mirë kur asht mirë Shqipnia…”! Po tani, a është mirë Shqiptaria?

20/05/2015
in Lajme

Jakup Krasniqi

Sulltan Abdyl Hamiti, në prag të Kryengritjeve të Mëdha Shqiptare, derisa përpiqej ta joshte e mbante afër vetes Isa Boletinin, në sarajet plot salltanet të Stambollit, Isa pa hezitim do t’i përgjigjej: “Në vend të sarajeve të Stambollit, pëlqej jetën në malet dhe shkambijtë e Boletinit. Nesër nisem për Mitrovicë.” Dhe, ashtu ndodhi! Të nesërmen me trenin e parë do të niset për në Kosovë. Isa e donte jetën dhe vdekjen në atdheun e tij, në fshatin ku lindi dhe u burrërua, duke u bërë Robin Hudi i Shqipërisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kur Eduar Grei, në prill të vitit 1913, e pati pyetur Isa Boletinin se ku i binte vendi i tij i lindjes, për të shprehur pastaj keqardhje për mospërfshirjen e tij në kufijtë e Shqipërisë, Isa i qe përgjigjur: “Zotni, nuk kam ardh’ këtu për vendin tim të lindjes, por për gjithë Shqipninë”. Ndërsa, kur korrespodentët e huaj e pyetën për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, Isa qe përgjigjur: “Vendimet e Konferencës së Londrës për kufijtë e Shqipnisë janë krejt të padrejta, meqenëse gjysma e kombit iu dha anmiqve. Por, besa-besën e shqiptarit, unë nuk do të rri në prehje sa kohë që vllaznit e mij do të jenë nën zgjedhe t’anmikut”.

Dhe, vërtet, Isa Boletini nuk mbeti për asnjë moment i qetë, derisa pjesë të mëdha të saj mbaheshin nga ushtri të huaja. Isa Boletini i qëndroi besnik deklarimit të tij: “Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnisë. Nuk lypi shpërblim për veti. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

Ndonëse, në historiografinë shqiptare ka pasur përpjekje për të hedhur baltë mbi këtë personalitet të përpjekjes shqiptare për liri e pavarësi, ai mbeti Robin Hudi modern i shqiptarëve. Mbeti personalitet me integritet të lartë, se i lartë ishte qëllimi i luftës së tij për Shqipërinë. Atij në pabesi e në pusi iu mor jeta, por mbeti i pavdekshëm në historinë e Shqipërisë. Një anonim me inicialet “K.L.V.”, shkroi: “Isa Boletin të qofsha falë!/ Qënke në botë një trim i rrallë/ Nderon shqiptarët se qënke burrë/ Emri mos t’u harroftë kurrë”! Kështu, zemra dhe mendja u këndonte shqiptarëve të kohës për Isa Boletinin, shtatlartin e kryetrimin e Shqipërisë.

I (ri)solla këto momente e parafrazime historianësh, diplomatësh, publicistës, gazetarësh apo udhëpërshkruesish për të kujtuar Isa Boletinin, i cili kudo që rivarroset në trojet shqiptare është vendi i tij dhe i jep nder. Natyrisht, vendi e do, dhe koha e kërkon që ai të varroset aty ku është vendlindja e tij, Kulla e tij, simboli i patjetërsueshëm i tij, aty ku edhe është përgatitur varri për rivarrimin, aty ku i janë kënduar ninullat e para nga e ëma, Ajshja. Nëna Ajshe “kishte lindur trima që luftojnë me pashallarë”. E thoshte këtë sa herë që Isa luftonte në Kullat e Boletinit.

Nëse kryeministrat tanë, në bisedimet e Brukselit kanë hequr dorë nga një pjesë e territorit, ku madje as edhe të vdekurit nuk mund të varrosen siç është rasti me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit (një Isë jo dosido, sepse, pos tjerash, kemi të bëjmë me personalitetin ndër më të shquarit e luftës për Pavarësi të të gjitha trojeve shqiptare!), këta “kryeministra” duhet t’ia tregojnë popullit ketë, e jo këtë turp të përpiqen ta mbulojnë me Vlorën, me Ismail Qemalin dhe 10 Qershorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qyqarllëkun e qeveritarëve tanë nuk mund ta mbulojnë dot as përvjetorët e mëdhenj të historisë, nuk mund ta mbulojë as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rivarrimi i heronjve të Kosovës deri në qershorin e vitit 1999 mund të ketë pasur ndonjë kuptim, por pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kjo nuk ka më kurrfarë kuptimi.

Heronjtë e Kosovës duhet të varrosen në Kosovë! Pse qeveritarët tanë nuk thonë hapur se s’është momenti politik që Isa Boletinin ta rivarrosim në Boletin, se atje nuk mund të shkojë FSK-ja, se bisedimet e Brukselit na kanë detyruar që të heqim dorë nga sovraniteti i asaj pjese, që sot qeveriset nga Lista serbe dhe Serbia, se nuk u lejohet shqiptarëve ta shndërrojnë Boletinin vend të pelegrinazhit. Ndërsa, ata nëpër Kosovë vendosin shtatoret e Millutinit e të Pavlit, madje emërtojnë edhe rrugë me emrin e kasapit Millosheviq! Andaj, po të thoshin këta “kryeministra” se duhet të kërkojmë një zgjidhje tjetër dhe zgjidhja tjetër pse të mos ishte Mitrovica? Aty ku varri i Isa Boletinit do të freskohej me flladin e shkëmbinjve të Boletinit? Përse u dashka të mbulohet me patriotizmin mashtrues disfata e kryeqeveritarëve tanë në bisedimet me palën serbe, duke i dërguar eshtrat e Isës në Vlorë.

Këtij akti qyqar të kryeqeveritarëve tanë përse duhet t’i vijë në ndihmë “jorgani” Edi Rama?! Se kjo vepër është pasojë e Marrëveshjeve të Brukseli, nuk ka asnjë dyshim! Por, shtrohet pyetja e thjeshtë: edhe sa marrëveshje të tilla kanë ndodhur e që ne ende nuk i dimë?

Kryeqeveritarët tanë vazhdojnë të na i mbajnë të fshehura… Derisa populli nuk di gjë.

Armiqtë jo pak herë u përpoqën që ta shkëpusin Isa Boletinin nga Kosova. Por, atë që nuk e arritën për të gjallë të tij, sot në Kosovën e lirë, pas pothuajse 100 viteve (më 2016) “rrugëtimi” drejt Boletinit…, armiqtë e Shqipërisë e të Isa Boletinit po tentojnë, duke pasur aleate edhe paburrninë e qeveritarëve tonë, ta shkëpusin Kolosin e Kryengritjeve Shqiptare nga Boletini e Kosova!

Kjo nuk duhet lejuar. Ndryshe, eshtrat e tij do të jenë (le të më falë Ismail Kadare) pikërisht si metafora e eshtrave të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”!

Previous Post

Kosova njihet edhe nga Antigua dhe Barbuda

Next Post

Inteligjenca amerikane: Ja lufta e re në Ballkan

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Inteligjenca amerikane: Ja lufta e re në Ballkan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.