Krasniqi me anë të një postimi në facebook, ka shkruar se LDK-ja nuk e ka dert pse vendi po i humb jo më pak se 8200 hektarë tokë, se po e bëjnë një tradhti kombëtare, por kërkojnë të gjejnë rrugë e mënyra sesi ta paketojnë faljen e tokës sonë dhe ketë përpiqen që ta bëjnë fshehtë
“Këta po ju thonë anëtarëve te partisë se tyre: Haptas nuk bënë të tradhtoni vendin, fshehtë bënë?! Ketë porosi ata janë duke ia dhënë qytetarëve të Kosovës!. Qytetarët e Kosovës e sidomos anëtarët e LDK-së duhet ta pyesin vetveten: A ia vlen më, që t’ju besohet këtyre monstrumëve politikë që sot po e sundojnë Kosovën?” ka shkruar Krasniqi, përcjell lajmi.net.
Ndërkaq Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme.
“Asnjëherë nuk dihet si do të jetë votimi, sepse ajo është votë e fshehtë. Ka mundësi që ata deputetë të cilët kanë thënë se nuk e votojnë, do ta votonin dhe ata që nuk janë deklaruar fare nuk e votojnë. Është diçka për të cilën nuk mund ta garantojë.” ka shprehur Rugova.






















