Jahjaga ka shprehur falënderime ndaj popullit amerikan menjehre pas vizitës që zv presidenti i SHBA-vë, Joe Biden ia bëri Kosovës.
“Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që na mbështetën në përpjekjen tonë për të ndërtuar shtet të lirë dhe të pavarur. Kosova sot e dëshmoi që është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon, duke vazhduar thellimin e miqësisë”, ka thënë Jahjaga, duke shtuar që është jashtëzakonisht e lumtur që zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden me familje erdhën në Kosovë për të inauguruar rrugën dedikuar djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili kontribuoi që në ditët e para të lirisë të ndërtojë institucionet e drejtësisë që do të forconin shtetin ligjor.
Jahjaga ka thënë se do ta kujton gjithë jetën takimin me të, kur i dorëzoi vendimin e emërimit të rrugës për nder të djalit të tij.























