• Latest
  • Trending
  • All

Jahjaga: Kosova dhe rajoni të përfshihen në agjendën për siguri të BE-së

25/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jahjaga: Kosova dhe rajoni të përfshihen në agjendën për siguri të BE-së

25/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Në fjalën e saj, Jahjaga ka folur për kërcënimet që përballet BE’ja dhe rajoni nga ISIS, Rusia dhe Turqia.

Po ashtu, ajo ka treguar edhe sfidat dhe luftën e Kosovës përballë terrorizmit, që sipas saj qoi në zero numrin e atyre që iu bashkuan ISIS’it, në dy vitet e fundit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ky është fjalimi i plotë i Jahjagës: 

Është kënaqësi e jashtëzakonshme të jem këtu për të ndarë me ju pikëpamjet e mia mbi sfidat e sigurisë me të cilat po përballet rajoni.
Jam veçanërisht e kënaqur të shoh që pjesëmarrësit në këtë ngjarje janë kryesisht gra dhe pres të kemi një diskutim të frytshëm sot.
Kjo tryezë e rrumbullakët është një mundësi e shkëlqyer për përfaqësuesit e BE-së të pranishëm në këtë sallë për të paraqitur pikëpamjet e tyre dhe për të shkëmbyer përvojat mbi sfidat aktuale në fushën e sigurisë dhe mbi ndikimin e politikës së jashtme evropiane në politikat e mbrojtjes.
Por, është gjithashtu e rëndësishme që vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian të përfshihen në këtë debat, sepse edhe ne jemi të ekspozuar ndaj të njëjtave sulme që kanë për qëllim të minojnë vlerat dhe parimet mbi të cilat është themeluar BE-ja.
Fuqizimi i Shtetit Islamik, sulmet kibernetike, aktivizmi i ri i Rusisë, interesat e paqarta të Turiqisë në rajon, riprodhimi i armëve bërthamore, migrimet masive dhe ndryshimet klimatike janë vetëm disa nga çështjet që fiurojnë në listën e gjatë të kërcënimeve për sigurinë tonë.
Këto çështje kërkojnë veprim të bashkuar të BE-së dhe NATO-së dhe nuk mund të zgjidhen nëse vendet që janë të prekura nga ato lihen jashtë proceseve planifikuese për veprimet e ardhshme.
NATO dhe BE-ja kanë demonstruar përkushtimin e tyre për mbajtjen e një rajoni të sigurtë për dekada të tëra duke u dhënë fund luftërave në Bosnjë e Kosovë.
Por, Bashkimi Evropian duhet ta forcojë rolin e tij në rajon, i cili është pjesë e rëndësishme e zgjidhjes për sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës.
Agjendat nacionaliste dhe ekstremiste të disa forcave në Ballkanin Perëndimor po vëjnë në rrezik të gjithë përparmin që kemi arritur deri më sot. Andaj, na duhet një qasje gjithëpërfshirëse dhe e unifikuar e BE-së ndaj rajonit.
Ringjallja nacionaliste e Rusisë po ndikon mbi Serbinë- aleatin më të fuqishëm të saj në Ballkan-  duke prodhuar një luftë jo-lineare që po ripërtërin tensione në rajon. Kjo gjë është duke u shkaktuar shumë pasiguri fqinjëve të saj.
Sjellja dhe diskursi i Serbisë, qasja e saj ndaj fqinjëve, standardet e dyfishta që po përdor në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, si dhe mungesa e përkushtimit të saj për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, janë duke penguar përpjekjet tona për të kthyer normalitet në rajon.
Përmirësimi i raporteve ndërmjet shteteve të rajonit, veçanërisht në mes të atyre që dikur ishin në luftë me njëri-tjetrin, duhet të bëhet përkushtim dhe kusht për anëtarësim në BE. Por, fatkeqësisht ideja për, siç quhet, Evropën “multi-speed” e që duket se po bëhet realitet në rajonin e Ballkanit mund të dëmtojë tmerrsisht shumë vendet më të vogla si Kosova në periudhën afatgjatë.
Qëllimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në BE, por me lodhjen nga zgjerimi, dhe një mbështetje në rritje për një Evropë “multi-speed”, Brukseli rrezikon të bëjë hapa mbrapa.
Derisa mungon vizioni i qartë se çfarë duhet bërë me rajonin, sulme serioze po godasin kryeqytetet tona.
Gjatë muajve të kaluar ne u bëmë dëshmitarë të sulmeve terroriste që frikësuan njerëzit në Londër, Paris, dhe Stokholm dhe shkaktuan urrejtje dhe horror. Keqbërësit që kryejnë sulme të tilla përgatiten dhe organizohen në mënyrë transnacionale- të papenguar nga kufijtë. Terrorizmi nuk njeh kufijë. Dhe, sikurse që janë tmerruar evropianet nga veprime të tilla, ashtu janë tmerruar edhe kosovarët, maqedonasit, shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët.
Ballkani Perëndimor është konsumuesi kryesor i sigurisë së BE-së. Tani, 30 vite që kur kemi përfituar nga angazhimi i jashtëzakonshëm në rajon, ne duhet të shihemi si diçka më shumë se një rast studimi; ne duhet të bëhemi pjesë e zgjidhjeve, veçanërisht në luftimin e të gjitha llojeve të ekstremizmit që po destabilizojnë rajonin dhe vende të tjera.
Këtu, dua ta theksoj përkushimin e Kosovës- veçanërisht atë të Policisë së Kosovës, për të luftuar kërcënimin që vjen nga kosovarët që kanë braktisur vendin për t’iu bashkuar luftërave të ISIS-it dhe organizatave të tjera.
Ne e kemi marrë këtë kërcënim seriozisht dhe në partneritet me NATO-në dhe misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ne kemi goditur fuqishëm përpjekjet e terroristëve për të rekrutuar luftëtarë nga Kosova duke e reduktuar në zero numrin e tyre në dy vitet e fundit.
Por, ne duhet të përfshihemi më shumë në diskutimet për gjetjen e zgjidhjeve për kërcënime të tilla.
Ne duhet të harmonizojmë praktikat, rregulloret, dhe proceset në politikat tona të mbrojtjes për të vepruar në përputhje me Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje të BE-së, të cilën synojmë ta zbatojmë në të ardhmën.
BE-ja dhe rajoni po përballen me shumë sfida si mungesa e koherencës dhe unitetit politik, buxheti i kufizuar, mungesa e resurseve. Por, ne nuk duhet të lejojmë që këto çështje të kompromitojnë ose minojnë progresin e madh që kemi arritur së bashku.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Në Gjilan organizohet punëtori për përkrahjen e grave në biznes

Next Post

Skandal, hoteli i njohur në Durrës bën ndërtime në det

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Skandal, hoteli i njohur në Durrës bën ndërtime në det

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.