• Latest
  • Trending
  • All

Jaço për Zërin e Amerikës: Shqipëria performon shumë dobët në konkurrencën rajonale

18/11/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Jaço për Zërin e Amerikës: Shqipëria performon shumë dobët në konkurrencën rajonale

18/11/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Intervista e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregëtisë Enio Jaço për Zërin e Amerikës, mbi investimet e huaja në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Cila është ecuria e investimeve amerikane në Shqipëri?

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Enio Jaço, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Investimet amerikane në Shqipëri janë të ulëta, për fat të keq. Shqipëria me SHBA kanë një bilanc tregtar prej rreth 100 milion dollarësh, i cili është shumë i ulët. Maqedonia e Veriut për shembull, ka një bilanc tregtar prej 230 milionë dollarësh me SHBA, pra rreth 2.3 herë më të lartë se ai i Shqipërisë. Është e rëndësishme gjithashtu të theksojme se kemi një trend në ulje. SHBA ka qënë partneri i 8-të i Shqipërisë në vitin 2017 dhe tani është i 10-i, pra kemi një rënie. Gjithashtu i rëndësishëm është kompozimi i bilancit tregtar. Maqedonia e Veriut, me që po e marrim për krahasim, ka bilanc pozitiv, pra eksporte shumë më të larta sesa importet, ndërsa Shqipëria ka të kundërtën.

Cilët janë faktorët, që kanë ndikuar në rënien e investimeve amerikane?

Janë disa faktorë, që kanë një rol themelor në lidhje me investimet amerikane në Shqipëri, si dhe ato të huaja. Por, para se të flasim për faktorët është e rëndësishme të kuptojmë kontekstin rajonal me të cilën investitorët e mëdhenj, marrin vendime për të investuar në vende si Shqipëria.

Shqipëria është një vend i vogël, dhe një treg në zhvillim dhe si e tillë investitorët marrin vendime në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ku janë pjesë 6 vende. Investitorët e mëdhenj orientohen strategjikisht drejt Ballkanit Perëndimor. Si e tillë është e rëndësishme që Shqipëria ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të konkurojnë mes njëra -tjetrës për thithjen e këtyre investimeve. Por Shqipëria performon shumë dobët në konkurencën rajonale.

Ditët e fundit është diskutuar raporti “Doing Business” 2020 i Bankës Botërore, ku një nga diskutimet themelore është renditja globale, dhe rënia prej 19 vendesh që Shqipëria ka pësuar. Por një nga gjërat e rëndësishme, që është anashkaluar nga media, është renditja rajonale e Shqipërisë. Shqipëria në mënyrë konsistente si këtë vit edhe në vitet e kaluara, është e fundit ose e parafundit në lidhje me gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ky është problem themelor për Shqipërinë, pasi vendet konkurrente si Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë qenë të afta të thithin më tepër investime amerikane. Janë këto vende që gjithashtu renditen të parat ose të dytat në këtë konkurim rajonal.

Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit flet për praninë e korrupsionit dhe lidhjet politike në proçeset e tenderimeve. Ju jeni hasur me praktika të tilla?

Absolutisht po. Korrupsioni në Shqipëri në lidhje me klimën e të bërit biznes dhe investimeve ka qënë dhe është i përhapur dhe ky është problem themelor për ne. Në fakt kemi raste investitorësh, që kanë ardhur, janë munduar, kanë pasur orientimin pozitiv për të investuar, por janë ndeshur me korrupsion ose pengesa të ndryshme ligjore apo proceduriale, të cilat herë kanë qënë të lidhura me korrupsionin e herë jo, por në fund kanë shkaktuar largimin e investitorëve. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, evidentohet fakti se në Shqipëri ka presion ndaj investitorëve të huaj, për të lidhur kontrata apo marrë nënkontraktorë të deleguar nga zyrtarë të ndryshëm, gjë që e shohim dhe ne. Ky është rast tipik korrupsioni, dhe një ndër problemet themelore që kemi. Në raportin e fundit të Transparency International, Shqipëria ka nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon dhe renditet e 99 në botë nga 180 vende.

A është i pranueshëm niveli i taksave në Shqipëri, krahasuar dhe me vendet e rajonit më të cilat Shqipëria konkuron. Ndryshimet e shpeshta të ligjit fiskal kanë sjellë problem për ju?

Taksat janë element i rëndësishem sa dhe korrupsioni. Janë dy çështje shumë themelore në lidhje me taksat, që funksionojnë negativisht për Shqipërinë. Në rradhë të parë Shqipëria ka taksat më të larta në rajon, dhe kjo është larguese për investitorët. E dyta, që është po aq e dëmshme, është ndryshimi frekuent i nivelit të taksave apo kodit të tatimeve. Kjo krijon konfuzion dhe e bën të pamundur parashikimin afatgjatë, tipike për investitorët tanë që kërkojnë parashikime 5 – 10 vjeçare mbi ecurinë e investimeve te tyre.

Një tjetër problem që veçojnë investitorët lidhet dhe me respektimin e kontratave dhe zbatimin e tyre. A përbën shqetësim kjo çështje për ju?

Ky është një problem tjetër, i evidentuar edhe në Doing Business Report, por që ka qenë i lidhur edhe me ecurinë e investimeve amerikane. Kjo është çështje ligjore, dhe ne shpresojmë, që do të ketë një përmirësim në vitet e ardhshme në lidhje me Reformën në Drejtësi. Për hir të së vërtetës është një problem i madh sidomos për investitorët e mesëm dhe vegjël, qe zbatojnë kontratat në sistemin ligjor në Shqipëri.

Investitorët e mëdhenj kanë edhe opsione të tjera siç është arbirtrazhi por opsioni i arbitrazhit në të njëjtën kohë ka rezultuar negativ për Shqipërinë. Në çdo rast kjo ndikon negativisht për investimet amerikane qoftë dhe për perceptimin e klimës së biznesit. Shqetësimi lidhet me sistemin ligjor që ne kemi, i cili nuk është i plotë, nuk funksionon siç duhet por në të njëjtën kohë kemi një reformë në drejtësi dhe shpresojmë të gjithë, që të na japë rezultate shumë më të mira, se sa këto që kemi tani.

A kanë ndikuar krizat e vazhdueshme politike në tërheqjen e investimeve të huaja?

Kriza politike ka qenë shumë demoralizuese për klimën e biznesit në përgjithësi. Ka qenë problematike specifikisht në lidhje me investimet e huaja. Ne kemi bërë një deklaratë publike, së bashku me 2 dhoma të tjera biznesi, DIHA – Dhoma Gjermane dhe International Chamber of Commerce, ku i bëjmë thirrje palëve politike, opozitës dhe qeverisë, të ulen në tryezë edhe të gjejnë një zgjidhje. Kjo për shkak se përveç faktorit politik ka krijuar dhe vazhdon të krijojë ndikim negativ në klimën e biznesit, një pasiguri në lidhje me të ardhmen, pasiguri në lidhje me projektet e ardhshme, politikat fiskale, dhe me politikat tatimore.

Është e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje dhe shpresojmë që të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Përtej gjithë problemeve çfarë potencialesh ofron Shqipëria për investitorët e huaj?

Është e rëndësishme të kuptojme qartë potencialin që ka Shqipëria. Në rradhë të parë kemi një avantazh. Jemi vendi më i favorshëm gjeopolitikisht në Ballkanin Perëndimor. Kjo na bën atraktiv për investitorët amerikan, dhe në fakt, ne kemi qenë vazhdimisht atraktiv për investitorët amerikanë. Kemi një marrëdhënie të ngushtë me SHBA-të që na rendit ndër 3-4 vendet me marrëdhëniet më të mira në botë me SHBA-të. Kemi marrëdhënie ndërqeveritare me një parnteritet të gjatë e të qëndrueshëm që është i pazakonshëm, në kuptimin e mirë të fjalës.

Kemi një kulturë dhe një popull që i mirëpret investimet amerikane dhe kemi një Netëork të Dhomës Amerikane të Tregtisë i cili është gjithashtu i pazakonshëm. AmCham përfaqëson 210 kompani me një xhiro vjetore të kombinuar të antarëve tane prej 5 miliard dollarësh, që është 35% e ekonomisë shqiptare, pra shumë i lartë. Ky netëork mund të vihet në dobi të investimeve potenciale amerikane. Kemi një përqasje gjeopolitike të favorshme, me akses të drejtpërdrejtë ndaj porteve që e bën tregtinë të favorshme. Dhe ne mendojmë, që Shqipëria mund të konkurrojë dhe të renditet e para ose e dyta në Ballkanin Perëndimor dhe mund të tërheqë shuma të mëdha investimesh. Por në lidhje me Doing Business, nuk mjafton të renditemi të 4-t apo 3-të nga i 5-ti, por të jemi të parët ose të dytët në rajon. Vetëm atëherë mund të tërheqim investime.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një historik të mirë bashkëpunimi me të gjitha qeveritë në Shqipëri. Ne duam të bashkëpunojmë me partnerë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira në përmirësimin e klimës së investimeve, e për rrjedhojë rritjen e ekonomisë shqiptare.

Për këtë, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka filluar një iniciativë të rëndësishme, por që do të lançohet vitin që vjen dhe ka për synim përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri. Ne planifikojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë, në rradhë të parë me partnerët tanë në qeveri, në lidhje me përmirësimin e kushteve e sidomos në lidhje me procedurat për leje ndërtimi, apo edhe lejet e investimit, sigurisht dhe klimën e të bërit biznes, klimën e taksave.

Jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me partnerë ndërkombëtarë dhe shoqata biznesi, jo vetëm për ndërgjegjësim por për t’i propozuar administratës masa konkrete në mënyrë që Shqipëria të jetë kampion në Ballkan dhe jo e fundit ose e 5-ta. Iniciativa është ambicioze dhe jemi koshient për këtë, shumë mund të na quajnë dhe naiv por ne jemi serioz në lidhje me të dhe e parashikojmë që do të gjejmë partneritet, sidomos në qeveri. Kemi vënë re shenja positive, por në çdo rast do mundohemi t’a çojmë iniciativën tonë deri në fund./VOA

Previous Post

LUIGJ GURAKUQI PËR NEUES WIENER TAGBLATT (18 NËNTOR 1912) : “SHQIPTARËT DO TA FITOJNË PAVARËSINË OSE DO TË VDESIN DUKE LUFTUAR PËR TË.”

Next Post

“Larg duart nga Kosova”, parullat e tjera që u hapën brenda dhe jashtë “Air Albania Stadium”

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“Larg duart nga Kosova”, parullat e tjera që u hapën brenda dhe jashtë “Air Albania Stadium”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.