“Pokret Socialista” (Lëvizja Socialiste) u ka bërë sot thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë për Listën Serbe e jo për ish shefin e listës serbe, Aleksandar Jabllanoviq i cili para disa dite ka themeluar parti të re.
“’Pokret Socialista’ gjithmonë e kanë përkrahur dhe do ta përkrahë vetëm një listë, pra listën serbe, listën e vetëm që e përkrah qeveria serbe, dhe të vetmen që në koordinim me qeverinë serbe punon në përmirësimin e jetës së serbeve të Kosovës,dhe në ruajtjen e shtetit tonë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Jabllanoviq më heret kishte qenë shef i listës serbe, por pasi i njëjti ishte emëruar sekretar në qeverinë serbe ishte tërhequr nga kjo pozitë, për tu rikthyer së fundmi.























