Por një gjë që mund të duket e pa sqaruar nga ky ligj, është edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.
Në Nenin 231 të këtij ligji, thuhet se ndalohet përdorimi i çfarëdo aparature që mund të zvogëloj reagimin e shoferit, shkruan lajmi.net. Por kjo lejohet në rastet kur përdorimi i tyre nuk kërkon shfrytëzimin e duarve.
Lexojeni të plotë:
Neni 231
Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës – mobil, as i pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit. Këto pajisje mund të shfrytëzohen gjatë drejtimit të mjetit nëse përdorimi i tyre bëhet pa i mbajtur me dorë.






















