Ky xhirim është bërë nga korrespondentja e BBC-së Orla Guerin, e cila është futur në tunelin e ndërtuar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, në vijën e frontit jashtë qytetit verior të Irakut, Mosulit, transmeton lajmi.net.
Nga pamjet shihet që ky tunel është shfrytzuar nga forcat terroriste për të kryer shërbimet e tyre, si fjetja, akomodimi i gjërave që i’u janë dashur për sulme, etj.