Sipas të dhënave të AKK-së, deri më 27 mars formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar 44.4 për qind e zyrtarëve publik.
“Në ditët e kaluara të afatit ligjor për deklarimin e pasurisë (periudha 1-24 mars), formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar 1994 nga gjithsejtë 4488 (44.4%) mbajtës të posteve të larta publike që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre”, thuhet në publikim e AKK-së.
Deri në fund të afatit për deklarimin e pasurisë (31 mars) kanë mbetur edhe 4 ditë.
Agjencia Kundër Korrupsionit i bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me afatet ligjore.






















