Dënimi me burg, më shumë se 6 muaj ia pamundëson Sami Lushtakut të ushtrojë funksionin e kryetarit.
Por kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha për lajmi.net se Skenderaj nuk do të shkojë në zgjedhje pasi, siç bëri të ditur ajo, Sami Lushtaku ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme ndaj këtij vendimi.
“Jo nuk do të ketë zgjedhje në Skenderaj, sepse Sami Lushtaku për këtë vepër të cilën tash është dënu në Gjykatën e Shkallës së parë është liru kështu që ai tash ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme për këtë vepër penale, ndëra për veprën tjetër për të cilën është liruar për atë ajo ka përfundu, pra për momentin nuk do të ketë zgjedhje”, sqaroi Daka.
Sipas ligjeve të Kosovës, në rast dënimi në kohëzgjatje mbi gjashtë muaj të një kryetari komune, presidenti i Kosovës obligohet që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në atë komunë.






















