Me përfundimin e sezonit veror në qytetin e Vlorës do të nisin zbatimin një seri projektesh për zhvillimin e saj.Pas prishjes së ndërtimeve përgjatë vijës bregdetare në muajin nëntor do të nis puna për realizimin e projektit të shëtitores. Ndërsa përpara sezonit turistik të vitit të ardhshëm pritet edhe përfundimi i segmentit rrugor Fier-Levan, ku si urë lidhëse do të shërbejë rruga e Transballkanikes. Por për ministren Gjermeni zhvillimi i qyteteve arrihet me integrimin e zonave informale. Gjatë inspektimit të punimeve në Lagjen “Kushtrim” ajo u ka premtuar banorëve se përveç rikonstruksionit kjo rrugë do të rehabilitohet totalisht me sistemin e kanalizimeve dhe me ndriçimin. Projekti i kësaj zone, një investim prej gati 80 milionë lekësh i qeverisë, përfundon brenda pak javësh.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















