Autori i krimit të rëndë quhet Leo Nika dhe është arrestuar. Vrasjen e kreu me çifte.
Policia e Durrësit e ka marrë në pyetje dhe ai ka rezultuar se ishte edhe i dehur, përveçse me probleme mendore.
Njoftimi i Policisë
Më datë 29.06.2017, rreth orës 7:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.























