Vitin që vjen, sipas saj, objekti i ri i Universitetit serb të Prishtinës në Mitrovicë, në kuadër të të cilit janë funksionale 10 fakultete, e në të cilat i ndjekin studimet serbë nga veriu i Kosovës, por edhe nga Serbia, në veçanti nga Rashka dhe Novi Pazari, do të ndërtohet vitin që vjen.
“Vitin që vjen do të ketë ekspansion të projekteve infrastrukturore në veri të Mitrovicës. Nga projekte të mëdha që janë duke u realizuar në qytet janë tri, të cilat financohen nga ana e Bashkimit Evropian, ‘Mitrovica e gjelbër’, rinovimi dhe rikonstruimi i objektit të Qendrës Spitalore dhe ndërtimi i Stacionit të Autobusëve”, ka precizuar Hoxhiq, duke folur për “Radio Kontakt Plus”, në veri të Mitrovicës.























