Ja makina qe ka zgjedhur Edi Rama

 

“Jaguar XJ, një kombinim dramatik midis bukurisë, luksit dhe pushtetit. Kështu konsiderohet në faqen zyrtare të Jaguar, modeli i makinës që Edi Rama ka zgjedhur të blejë për vete dhe ministrat e tij. Vështirë të besojmë se kjo blerje do të ulë kostot e shpenzimeve të automjeteve, ashtu sikurse qeveria ka pohuar, në një kohë kur mjeti më i lirë, standard  i këtij modeli llogaritet në vlerën e 90. 000 dollarëve, ndërsa mjeti më i shtrenjtë i kësaj kategorie i kalon 140 mijë dollarë, sipas faqes zyrtare të Jaguar. Ndërkohë që cdo opsion i shtuar apo i kërkuar ekstra, shënon kosto më shumë.

Lajme teNjejta

Po cfarë karakteristikash ka të vecanta Jaguar, që e bën një mjet të dëshirueshëm për qeveritarët?

Komoditeti

Kompania pohon se në brendësi këto mjete krijojnë ndjesinë e luksit dhe të hapësirës, ndërkohë që makina është e pajisur me ekrane HD para dhe pas, tavolina të palosshme për të punuar, drita led për të lexuar  dhe xhama të errët për të ruajtur privatësinë. Makinat kryesisht kanë xhama panoramikë nga sipër, që krijojnë një ndricim të bukur dhe shlodhës në makinë, të pajisur me filtra mbrojtës UV.

 

brenda 1

Fortësia

Struktura e aluminit të këtij mjeti është e fortë, shumë e fuqishme, por e lehtë në peshë.  Ky raport mes fuqisë dhe peshës e bën këtë mjet, një makinë me rezultate të shkëlqyera në performancë dhe shpejtësi e mbi të gjitha shumë të sigurt. Jaguar XJ, me motor 300 dhe 6 valvula e 8 marshe automatike është në gjendje të arrije nga 0-100 km/ore për 6. sek.

 

alumin

Siguria

Vecanërisht në raste aksidentesh, XJ është një makinë që parashikon mbrojtje maksimale:  dy airbag të parë, dy airbag në sediljet e pasme, airbag anësorë në xhamat e parë dhe të pasëm. Teknologjia e përparuar  “soft landing”, llogarit peshën dhe gjatësinë e personave që janë në makinë për të përshtatur më pas forcën e aplikuar në hapjen e airbag-ut. Sa për pamjen e jashtme, fotot flasin vetë

jashte

Related Posts

Next Post

The Albanian video production

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.