“Partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit pas kësaj date nuk mund të garojnë si të vetme, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor”, thuhet në një letër të KQZ-së dërguar subjekteve politike.
Sipas kësaj letre partia politike, e cila tërhiqet nga koalicioni pas afatit të lartcekur, nuk mund të garojë si e vetme e as të lidhë koalicionin me ndonjë parti tjetër, ndërsa pjesa tjetër e atij koalicioni mund të merr pjesë në këto zgjedhje.
“Gjithashtu të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje në emër të koalicionit , duhet të deklarojnë edhe partnerët tjerë të atij koalicioni deri në afatin e përcaktuar më lartë (njoftimi për koalicionin duhet të jetë nga të gjithë partnerët e atij koalicioni)”, thuhet në letër.





















