Sipas vendimit, suspendimi i Zogajt fillon nga sot, datë 22.11.2016.
Lajmi.net mëson se tre të suspenduarit tjerë janë: Gazmend Fanaj, mbikëqyrës i lartë, Ilaz Hamza mbikëqyrës dhe oficeri Daut Kastrati.
“Bazuar në raporton e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale”, thuhet në vendim.
Aty thuhet se intervenimi ka qenë i plogësht.






















