Gashi ka vazhduar ta mbaj pozitën e sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri kur u emëruar drejtor i AKI-së.
Tash Driton Gashi do ta mbajë pozitën e shefit të AKI-së pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Agron Selimaj.
Gashi që nga viti 2005 ka qenë punëtor i shërbimit civil me merita, dinjitet dhe nivel të lartë të profesionalizmit.
Gashi ka njëmbëdhjetë vjet përvojë udhëheqje në Qeveri.
Nga 2013 deri kur u emëruar drejtor i AKI-së ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Nga 2010 deri më 2013 ka qenë drejtor në Departamentin e Sigurisë Publike në Ministrinë e punëve të Brendshme.
Nga 2008 deri më 2010, ka qenë këshilltar për trafikimin me qenie njerëzore- UNDP
Nga 2005-2008 ka qenë zyrtar i lartë për siguri publike dhe analist politik në Zyrën e kryeministrit
Ka përfunduar më 2014 master Shkenca politike, Universiteti i Evropës Juglindore .
Më 2005 ka përfunduar fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.
Driton Gashi ka lindur në Prishtinë më 30 gusht të vitit 1977. Është i martuar dhe ka 4 fëmijë.






















