Letrat, të cilat tashmë i kanë kaluar për hetim të mëtejshëm organit të Prokurorisë, kishin përmbajtje kërcënuese, që nxisin urrejtjen, ose grindjen.
Menjëherë, pas identifikimit të personit që shqetësoi kryeministrin me ato që i shkruante, u zbuluan edhe detaje nga jeta e autorit. Ai rezulton një person me probleme mendore, madje i shtruar dhe trajtuar edhe në spitalin Psikiatrit të Elbasanit.
Kush është autori?
Xhibrilimine Keça, rezulton emër i njohur për blutë e Korçës. Ai është ndaluar rreth një vit më parë nga policia për shkak se ai kishte hapur një varr në varrezat e Korçës dhe kishte futur një arkivol bosh të mbushur me letra që kishin përmbajtje radikale






















